Një shtetas është vënë në pranga në qytetin e Pogradecit, pasi gjeti dhe vodhi një automjet.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit.
Sipas të dhënave, mjeti ka pasur çelësat e vendosur brenda tij ndërsa pronari ndodhej pak më tutje.
Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec ka arrestuar autorin e identifikuar si A.H. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

