Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duket se nuk i ndahet metodës së tij për trajtimin e sistemit të drejtësisë si të ishte han.
Kjo pasi Sadushi thërret nesër Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, për situatën në sistemin e drejtësisë, teksa gjyqtarët dhe administrata gjyqësore kërkon zhbllokimin e pagave bazuar në vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese. “Duke vlerësuar se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke çmuar se serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional të trupës gjyqësore dhe se, për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet me një qëndrim të përbashkët”,-thuhet ndër të tjera në njoftimin për mbajtjen e mbledhjes. Sadushi duket se është shqetësuar për situatën e krijuar përgjatë ditëve të fundit për shkak të pagave, ndërsa tre vite më parë ka vepruar njësoj. Kujtojmë se në vitin 2023, Sadushi firmosi një urdhër individual për ripërllogaritjen e pagës së magjistratëve, ndihmësmagjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Sokol Sadushi, me urdhër individual cakton vlerat e pagave/ Akti është shkelje e rëndë e disiplinës buxhetore 7 Prill, 13:27 Asokohe, me urdhër personal, pa asnjë tagër ligjor për përcaktim pagash apo intepretim të pagës referuese dhe pagës për funksion, Sokol Sadushi vendos që përllogaritja e pagës për funksion duhet të nisë nga vlera 152.700 lekë.
Me sa duhet, rregulli i preferuar i drejtësisë së Sadushit është vendosja e pagave sipas tekave, duke mos marrë në konsideratë jo vetëm koston që ky ndryshim i shton buxhetit të shtetit që rëndon në xhepat e shqiptarëve, por duke treguar edhe një herë pagopësinë që trajtohet në emër të dënglave./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

