Dashamir Spaho / Ndërsa drejtori i Policisë së Shkodrës i ka përqendruar energjitë te sonometrat dhe kontrollet e lokaleve, drejtori i Përgjithshëm kërkon rezultate për vrasjet, grupet kriminale dhe kanabisin. Shkodra nuk ka nevojë për një polici që numëron decibelët me standarde të ndryshme, por për një drejtues që përballet me krimin. Dashamir Spahos nuk iu desh shumë kohë për të treguar se çfarë policie do të drejtonte në Shkodër.
Vetëm pak muaj pas emërimit të tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, erdhi në Shkodër dhe zhvilloi një mbledhje mbi një orë me drejtuesit vendorë. Mesazhi që raportuan mediat pas takimit nuk kishte lidhje me decibelët. Hita kërkoi më shumë rezultate në zbulimin e vrasjeve, goditjen e grupeve kriminale, kultivimin dhe trafikimin e drogës, sigurinë rrugore dhe rendin publik.
Këto janë punët për të cilat Shkodra ka një drejtor policie.
Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset po shohin një tjetër polici. Efektivët hyjnë në lokale me aparatin për matjen e zhurmës, kontrollojnë, paralajmërojnë dhe kërkojnë uljen e muzikës. Asgjë të keqe deri këtu. Ligji për zhurmat duhet zbatuar.
Problemi fillon kur sonometri duket se nuk dëgjon njësoj në çdo derë.
Ndërsa Spaho harxhon autoritetin e Policisë së Shkodrës në këtë mënyrë, shefi i tij vjen nga Tirana dhe kërkon rezultate për vrasjet, grupet kriminale dhe drogën. Vetë lista e prioriteteve që Hita vendosi mbi tryezë tregon problemet që drejtoria e Shkodrës duhet të zgjidhë.
Zoti Hita, në Shkodër, por edhe kudo në Shqipëri populli thotë: moti i mirë duket në mëngjes.
Nuk është e nevojshme të pimë gjithë butin për të kuptuar cilësinë e verës.
Dashamir Spaho e ka nisur mandatin duke krijuar pikëpyetje mbi prioritetet e tij dhe mbi barazinë me të cilën policia zbaton ligjin. Nëse drejtori i Përgjithshëm i kërkon pas pak muajsh rezultate për vrasjet, krimin e organizuar dhe drogën, ndërsa qyteti diskuton se cilit lokal policia ia mat muzikën dhe cilit jo, atëherë problemi nuk qëndron vetëm te efektivët në terren.
Problemi fillon te drejtimi.
Për bilancin që kemi deri tani, Dashamir Spaho ka dështuar. Dhe Shkodra nuk e ka luksin të presë që dështimi të bëhet mandat./Pamfletidashamir spaho Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthimi te karburanti në Tiranë, shoqërohen 4 persona; mes tyre drejtuesi i mjetit dhe administratori i biznesit 9 Shtator 2026, 11:3411:34Kronike Punonjësi humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ndalohen dy zyrtarët e bashkisë në Tropojë 9 Shtator 2026, 11:0211:02Kronike Shpërthimi te Brryli, policia jep detajet: Tre punonjësit jashtë rrezikut për jetën 9 Shtator 2026, 08:2008:20Kronike Nga çarçafët te mjalti, punonjësja shqiptare akuzohet se vodhi për 15 vite spitalin publik në Selanik 9 Shtator 2026, 08:1808:18Kronike Shpërthim i fuqishëm në një karburant në Tiranë, plagosen punonjësit 9 Shtator 2026, 07:2807:28Kronike Të shtënat me armë në Tiranë, dalin emrat kush janë dy të plagosurit 9 Shtator 2026, 07:1807:18Kronike

