Një 35-vjeçar shqiptar u vra në bagazhin e një makine të gjetur në kanalin Tergola në komunën e San Giorgio delle Pertiche në Itali.
Mediat italiane kanë ndarë detaje nga ekzekutimi, që sipas të dhënave, është kryer me plumb nga afër, ndërsa shqiptarit i ishin lidhur duart.
Më pas trupi i shqiptarit kishte rënë në ujin e kanalit, edhe pse sipas mjekur ligjor, në mushkëritë e tij nuk kishte shenja uji.
Karabinierët aktualisht po rindërtojnë lëvizjet e shqiptarit, për të përcaktuar se me kë u takua një ditë më parë.
Hetuesit, të koordinuar drejtpërdrejt nga kryeprokurori i zonës, po përqendrohet te ideja e një larjeje hesapesh në mes të trafikut të drogës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

