Lajme Zone
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Bota e muzikës greke është tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak.

Bota e muzikës greke është tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak.

Këngëtari u transportua me urgjencë në Spitalin “Elpis” të Athinës, ku mjekët, pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk mundën ta shpëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, Mazonakis ndodhej në një klinikë private në zonën e Kolonakit për t’iu nënshtruar një procedure të planifikuar të plazmaferezës. Dyshohet se menjëherë pas vendosjes së kateterit intravenoz, 54-vjeçari pësoi një krizë të rëndë shëndetësore.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e urgjencës dhe në vendngjarje mbërriti një ekip mjekësor, i cili nisi procedurat e reanimimit. Brenda pak minutash, këngëtari u transportua drejt Spitalit “Elpis”, ndërsa përpjekjet për ta mbajtur në jetë vijuan edhe në urgjencën e spitalit, por rezultuan të pasuksesshme.

Giorgos Mazonakis kishte lindur më 4 mars 1972 në Nikea të Pireut. Ai u rrit me muzikën greke dhe që në moshë të re vendosi të ndiqte rrugën e artit.

Hapat e parë i hodhi në skenat e klubeve të natës, ndërsa gjatë viteve ’90 nisi ngjitjen e tij në industrinë muzikore greke. Me stilin karakteristik dhe zërin e veçantë, Mazonakis arriti të shndërrohej në një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës moderne greke.

Gjatë karrierës së tij disa dekadëshe, ai publikoi dhjetëra këngë dhe albume, duke mbetur një figurë e rëndësishme e skenës muzikore në Greqi.

Ndarja e tij nga jeta në vetëm 54 vjeç lë pas një boshllëk të madh në muzikën greke dhe tek publiku që e ndoqi dhe e duartrokiti ndër vite.