Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vodhën kasafortën me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, arrestohet 46-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori (VIDEO)


Kasaforta u gjet në banesën e të arrestuarit, së bashku me një sasi parash. Policia po vijon kërkimet për autorin tjetër.

Tre ditë më parë dy hajdutë u futën në një dyqan rrobash në Kavajë ku morën një kasafortë me 600 mijë lekë brenda dhe 6 aparate celularë. Vjedhja u denoncua nga menaxherja e biznesit, ndërsa hetimet nisën menjëherë pas kallëzimit. Sot policia njoftoi se për vjedhjen arrestoi një 46 vjeçar në Kavajë, në shtëpinë e të cilit u gjet edhe kasaforta e vjedhur bashkë me një sasi parash. Policia ka shpallur në kërkim edhe një 30 vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje. Njoftimi i plotë i Policisë së Kavajës LEXO EDHE:Armë pa leje të mbështjella me flamurin kuqezi, kapet i riu në Shijak! I kishte fshehur poshtë dollapit (VIDEO) Kavajë/Vodhi kasafortën me rreth 600 000 lekë në një dyqan rrobash, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohet kasaforta e vjedhur, me një sasi vlere monetare brenda saj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas njoftimit të marrë më datë 08.10.2026 nga menaxherja e një dyqani rrobash në lagjen nr. 3, Kavajë, se gjatë natës i kishin vjedhur kasafortën me rreth 600 000 lekë dhe 6 aparate celulare, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u identifikuan autorët e dyshuar të vjedhjes. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kasaforta e vjedhur, së bashku me një sasi vlere monetare. Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i dyshuar, shtetasi A. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: vjedhje Durres kavaje Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5248 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?