Lajme Zone
Atentati në Gjirokastër/ Dyshime për hakmarrje, hetohet lidhja me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Gjirokastër/ Dyshime për hakmarrje, hetohet lidhja me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë

Dalin detaje të reja nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Raportohet se, lënda plasëse e vendosur në automjetin tip “Benz” është aktivizuar me telekomandë, ndërsa dyshohet se personi që shkaktoi shpërthimin e kishte ndjekur viktimën për rreth 3 kilometra, nga zona e Viroit deri në vendin ku ndodhi ngjarja.

Eksplozivi u aktivizua me telekomandë, ndërsa viktima dyshohet se ishte ndjekur për rreth 3 kilometra. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e hakmarrjes dhe një lidhje të mundshme me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë. Dalin detaje të reja nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Raportohet se, lënda plasëse e vendosur në automjetin tip “Benz” është aktivizuar me telekomandë, ndërsa dyshohet se personi që shkaktoi shpërthimin e kishte ndjekur viktimën për rreth 3 kilometra, nga zona e Viroit deri në vendin ku ndodhi ngjarja.

Devolli, i njohur edhe me nofkën “Çilo Hunderri”, kishte pirë kafe me një mik përpara se të hipte në automjet së bashku me Erigels Melën. Makina shpërtheu teksa ishte në lëvizje në bulevardin “18 Shtatori”, pranë ambienteve të Policisë dhe institucioneve të drejtësisë në Gjirokastër.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se atentati ishte planifikuar me kujdes dhe se personi që aktivizoi eksplozivin kishte pritur derisa rruga të zbrazej. Si pasojë e plagëve të rënda, Devolli ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 26-vjeçari Mela mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Atentati në Gjirokastër, dyshohet se eksplozivi u aktivizua në distancë përmes telefonit

11 Tetor, 11:32 Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe te kërcënimet që dyshohet se kishin marrë më parë të dy personat. Sipas raportimeve, një vit më parë 26-vjeçarit Erigels Mela i ishte djegur automjeti, ngjarje që dyshohet se mund të ketë shërbyer si paralajmërim. Ndërkohë, për Beqir Devollin është bërë e ditur se kishte qëndruar për dy vite nën masën e arrestit shtëpiak në Tiranë, por ende nuk është përcaktuar nëse kjo rrethanë lidhet me atentatin.

Një nga pistat kryesore që po verifikojnë hetuesit është ajo e një hakmarrjeje të mundshme. Në këtë kuadër, po shqyrtohet nëse shpërthimi në Gjirokastër mund të ketë lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje mes dy ngjarjeve.

Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët, për të zbuluar motivin e atentatit dhe për të përcaktuar mënyrën e vendosjes së lëndës plasëse në automjet. Atentati me tritol në Gjirokastër, policia: Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit

11 Tetor, 09:18 hetime gjirokaster vrasje hakmarrje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Grabiti kasafortën e dyqanit të rrobave gjatë natës, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë 11 Tetor 2026, 11:5311:53Kronike Atentati në Gjirokastër, dyshohet se eksplozivi u aktivizua në distancë përmes telefonit 11 Tetor 2026, 11:3211:32Kronike Atentati i dështuar në Lezhë, publikohet fotoja e Kristian Ymerit 11 Tetor 2026, 11:1211:12Kronike U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz; i gjenden armë dhe municione në banesë 11 Tetor 2026, 10:5310:53Kronike Policia godet lojërat e fatit në Has, arrestohet punonjësi; në kërkim pronari i lokalit 11 Tetor 2026, 10:4210:42Kronike Atentati me tritol në Gjirokastër, policia: Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit 11 Tetor 2026, 09:1609:16Kronike