Lajme Zone
Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Të tjeraReport TV

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Të hënën, reshjet do të jenë të dobëta në të gjithë vendin. LEXO edhe...Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës gjatë natës, hidrovori pjesërisht funksional (VIDEO) Sa i përket temperaturave, të hënën ato pritet të luhaten nga 16 deri në 21 gradë në zonat bregdetare, nga 13 deri në 22 gradë në zonat e ulëta dhe nga 8 deri në 17 gradë në zonat malore. Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, si këtë të diel pasdite, ashtu edhe të hënën, nuk parashikohet rrezik nga zjarret në pyje në asnjë prej qarqeve të vendit. U.D/ReportTv.al Instituti i Gjeoshkencave reshje shiu moti Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5335 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?