Lajme Zone
Komunikimi i institucioneve me qytetarët, mes 245 aplikantëve rrjeti MIA përzgjedh kandidatët më të mirë! Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi!
PolitikëReport TV

Komunikimi i institucioneve me qytetarët, mes 245 aplikantëve rrjeti MIA përzgjedh kandidatët më të mirë! Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi!

Nisma e qeverisë për të përmirësuar komunikimin e institucioneve me qytetarët ka marrë 245 aplikime dhe ka përfunduar fazën e intervistave.

Përmirësimi i mënyrës se si institucionet komunikojnë me qytetarët është në fokus të Rrjetit MIA, nismës së qeverisë që synon të afrojë profesionistë dhe ide të reja për administratën publike. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka përfunduar faza e intervistave dhe se procesi ka hyrë në fazën e përzgjedhjes. Sipas Ramës, në Rrjetin MIA u regjistruan 245 aplikantë, ndërsa u zhvilluan rreth 200 intervista. LEXO edhe...Sot në 18:30 luhet derbi i 213-të mes Partizanit e Tiranës! Dy ekipet e kryeqytetit në situatë të vështirë, duan 3 pikë! Superliga rikthehet pas 3 javës, Teuta 'blindon' kryesimin! “Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët. Tashmë ka përfunduar faza e intervistave dhe ajo që më duket më interesante është larmia e propozimeve. Nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe verifikimi i informacionit, te mënyrat se si mund t'i dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t'i përfshijmë në gjetjen e zgjidhjeve”, shkruan Rama. Thirrja për aplikime u mbyll më 10 shtator dhe ishte e ndarë në dy kategori: “Puno me ne”, për specialistë që do t'i bashkohen strukturave të komunikimit në institucionet qendrore, dhe “Bashkëpuno me ne”, për individë, grupe apo kompani që propozojnë zgjidhje dhe projekte të reja në fusha si inteligjenca artificiale, verifikimi i informacionit, video dhe dizajni. Sipas kryeministrit, tani procesi vijon me përzgjedhjen e ideve dhe kandidatëve më të mirë, me synimin që propozimet të kthehen në zgjidhje konkrete për përmirësimin e komunikimit të institucioneve me qytetarët. U.D/ReportTv.al MIA edi rama Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 5403 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?