Lajme Zone
SportReport TV

Sport, disiplinë dhe motivim, dhjetëra të rinj garojnë në aktivitetin e Kung Fu-së në Kukës (VIDEO)


Mjeshtri Ballkanik i Kung Fu-së, Albert Kola, u shpreh se ky aktivitet synon të promovojë një mënyrë jetese aktive, të motivojë të rinjtë përmes frymës së arteve marciale dhe t’i nxisë ata të besojnë te vetja.

Dhjetëra të rinj të moshës 12 deri në 18 vjeç janë bërë pjesë e aktivitetit sportiv “Ti vlen! Ti mundesh”, organizuar nga Akademia Shqiptare “Shaolin Kung Fu Albania Academy”, në bashkëpunim me Ambasadën Kineze dhe Bashkinë Kukës. Mjeshtri Ballkanik i Kung Fu-së, Albert Kola, u shpreh se ky aktivitet synon të promovojë një mënyrë jetese aktive, të motivojë të rinjtë përmes frymës së arteve marciale dhe t’i nxisë ata të besojnë te vetja. LEXO edhe...Has/ Lokali i kthyer në ‘fole’ kumari, pranga punonjësit, në kërkim pronari! Sekuestrohen 10 makineta lojërash fati dhe një tavolinë pokeri (VIDEO) Sipas tij, interesi i të rinjve për artet marciale është në rritje. Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Kukës, Avdulla Domi, garantoi mbështetjen e institucionit për aktivitete që synojnë mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit të fëmijëve përmes sportit. .Aktiviteti u zhvillua në palestrën e sportit të gjimnazit të qytetit, ku u mblodhën të rinj të apasionuar pas sportit dhe arteve marciale. Gjatë dy ditëve të aktivitetit u organizuan disa gara, në të cilat pjesëmarrësit patën mundësinë të testonin aftësitë e tyre fizike dhe teknike, si dhe të demonstronin përgatitjen e fituar përmes stërvitjes në artet marciale.Të rinjtë që u dalluan në gara u vlerësuan me medalje dhe certifikata, në një aktivitet që ndërthuri sportin, edukimin dhe motivimin e brezit të ri. U.D/E.H/ReportTv.al ambasada kineze KungFu Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 5403 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?