“Askush nuk ka mundur kurrë të na e marrë Kosovën dhe Metohinë nga zemrat dhe thellësia e shpirtit tonë. Herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet nw Prizren, të jeni të sigurt. Do të thonë se po kërcënojmë dikë, por dëgjoni: nëse Turqia mund të reagojë për gjithçka që ndodh në Sarajevë dhe Amerika reagon për shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, atëherë edhe ne mund të kujdesemi për Kosovën dhe Metohinë serbe dhe për serbët.” Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, gjatë një tubimi elektoral në Rashkë javën që lamë pas, ka shkaktuar reagimin e ashpër të ish-ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, i cili paralajmëron se pretendimet territoriale ndaj Kosovës mund ta çojnë rajonin drejt një konflikti të ri. “E mjera Serbi! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valëvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor”, shkroi Roth. LEXO EDHE:BE-ja lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi për Beogradin! Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia Ish-ministri gjerman shkoi edhe më tej, duke paralajmëruar për pasojat e një politike të tillë dhe duke kërkuar që Bashkimi Europian të ndërpresë mbështetjen financiare për Serbinë. “Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt BE-së. Nuk duhet të ketë më para të BE-së për Serbinë!”, përfi Roth. U.D/Shqiptarja.com TAG: Ivica Daçiç Michael Roth kosove serbi Prizren Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 5403 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
