Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut


Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet pranë Muzeut Etnografik. Përplasja u përshkallëzua kur protestuesit tentuan të hyjnë në kantier por u ndaluan nga policia. Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit, pasi punimet cenojne kompleksin e godinave historike ku gjendet Klubi "Labëria". Kjo hapësirë mbart një rëndësi të ve

Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet pranë Muzeut Etnografik. Përplasja u përshkallëzua kur protestuesit tentuan të hyjnë në kantier por u ndaluan nga policia. Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit, pasi punimet cenojne kompleksin e godinave historike ku gjendet Klubi "Labëria". Kjo hapësirë mbart një rëndësi të veçantë sepse lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që ajo t'i kushtohet tërësisht identitetit kombëtar. LEXO edhe...Protestuesit të përçarë, ndahen sërish në 2 grupe! Një pjesë bllokojnë Unazën e Vogël të Tiranës dhe Zogun e Zi, trafik i rënduar! Policia: Lironi rrugët (VIDEO) Për protestën reagoi ashpër kryeministri Edi Rama, i cili shënjestroi deputetin demokrat Bujar Leskaj. Projektin e cilësoi gur themeli të kujtesës historike të Vlorës. “Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës”, tha Rama. Rama bëri të ditur se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë amerikanë për tw rikonstruktuar edhe godinwn e klubit “Laberia”. “Populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike”,shtoi ai. Nga ana tjetër PD dega Vlorë i ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me atë protestë. Sipas PD, protesta është e stisur nga vetë Rama dhe e organizuar nga njerëz që prej kohësh janë 'divorcuar' me Partinë Demokratike. Më herët ministri Blendi Gonxhja kishte sqaruar se godina ku në vitin 1908 u themelua "Labëria" nuk do të kthehet në muze hebraik dhe as nuk do t'i hiqet Bashkisë Vlorë. Sipas tij, Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër ngjitur me te qe quhet “Banesa pranë Klubit Labëria". Ora 21:29 Protesta kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, PD i përgjigjet Ramës: S’ka asnjë lidhje me ne, tubim i stisur nga vetë kryeministri Partia Demokratike e Vlorës i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për protestën kundër muzeut Hebraik që është zhvilluar sot në qytetin bregdetar, duke thëksuar se s’ka asnjë lidhje me këtë tubim.Në deklaratën e PD thuhet se protesta është e stisur nga vetë Edi Rama dhe është thirrur nga individë që sipas tyre prej vitesh kanë shkëputur çdo lidhje me PD-në dhe flirtojnë me kryeministrin.Po ashtu në deklaratën e PD thuhet se kjo forcë politike e konsideron mbrojtjen nga Holokausti që shqiptarët në tërësi, dhe vlonjatët në rastin konkret, u bënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga trashëgimitë më të çmuara morale të kombit tonë.Deklarata e PD dega Vlorë:Lidhur me protestën e sotme të një grupi të qytetarëve kundër ndërtimit të Muzeut për Hebrejtë në Vlorë, deklarojmë sa vijon:Protesta e sotme nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Njëlloj si grisja e flamurit në derën e Ambasadës së Izraelit, ajo është stisur nga vetë Edi Rama dhe është thirrur nga individë që prej vitesh kanë shkëputur çdo lidhje me PD-në dhe flirtojnë me Edi Ramën.Partia Demokratike e konsideron mbrojtjen nga Holokausti që shqiptarët në tërësi, dhe vlonjatët në rastin konkret, u bënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga trashëgimitë më të çmuara morale të kombit tonë. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet plotësisht ndërtimin e muzeut për historinë e hebrejve në Vlorë, si dhe këshilltarët e saj kanë votuar për emërtimin e Rrugës së Hebrejve në këtë qytet!Së fundmi, sqarojmë opinionin se trualli i Muzeut dhe ndërtimi i tij nuk kanë lidhje dhe nuk cenojnë askund ndërtesën historike të Klubit “Labëria”, e cila gëzon mbrojtje të kategorisë së parë. Por Edi Rama, për motive korruptive, kërkon ta tjetërsojë atë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Ne e dënojmë me forcë këtë ndërhyrje korruptive e antiligjore në këtë objekt të trashëgimisë kulturore të qytetit tonë. Share Ora 16:01 Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë, Rama: Sulmet në kantier i organizon Lesko Pijaniku që vrapon përnatë pas kecave e pulave! Do restaurohet edhe Muzeu Labëria! Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e Policisë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit ‘një grup delenxhinjsh’ që sipas tij kanë në krye ‘Lesko pijanikun’, referuar deputetit demokrat të Vlorës, Bujar Leskaj.Më tej Rama ka shkruar se Muzeu Hebraik i Vlorës është një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Vlorës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Pretendimin e protestuesve për shkatërrimin e Muzeut Labëria të quajtur ndryshe Muzeu Etnografik, Rama e cilësoi si pretendim pervers e shpifarak.Më tej Rama tha se krahas Muzeit Hebraik të Vlorës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, që sipas kryeministrit do të jetë një derë tjetër krenarie e Vlorës patriotike.Duke akuzuar Bujar Leskajn për sulm mbi kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik, kryeministri Rama me ironi tha se ‘Lesko Pijaniku vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij.Reagimi i Ramës:Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu EtnografikÇeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al Vlore proteste Komento Komente Sokol: 12/09/2026 19:00 Bravo te qofte o kryeministri yne !!!!!

Gjuhe jashtezakonisht e pershtatshme per postin publik qe keni !!!!! Përgjigju Gjuha: 12/09/2026 17:52 Pijanik, delenxhinj, karakatine. A eshte kjo gjuha qe duhet te perdore nje dashnor in demokracise dhe tolerances? Përgjigju Gjuha shqipe: 12/09/2026 19:28 Gabim.....ne fakt duhet te perdore gjuhen e kopileve te demokracise si psh. banda,kriminela,drogaxhinj etj etj.se ky popull kete gjuhe kupton. Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6250 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?