Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka mbështetur UÇK-në, madje në fillimet e saj e ka cilësuar një organizatë terroriste.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë”, Beqiri u shpreh se Argita Berisha e Lulzim Basha hartuan akuzat e rreme ndaj krerëve të UÇK-së dhe paguan serbë për dëshmitarë të rremë.
“Ishte një marshim i jashtëzakonshëm, jo vetëm populli i Kosovës, por të gjithë shqiptarët iu bashkangjitën këtij marshimi. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë, nuk mund ta pranojnë atë farsë që po bëhet në Hagë. Kemi të bëjmë me një gjykatë që është ngritur de facto nga Serbia, që viktimat të bëhen fajtorë. Pa UÇK, pa armët e saj, pa sakrificën dhe gjakun e bijëve të saj, nuk do kishim as ndërhyrje të NATO-s. Drejtësia do triumfojë, lufta e UÇK është e drejtë. Jam i bindur, sepse akuzat janë farse. Një pjesë e akuzave janë ndërtuar nga spiunë dhe tradhtarë shqiptarë. Fillimisht, janë hartuar nga Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, Lulzim Basha. I dërgoi Sali Berisha në Prishtinë. Berisha nuk e ka mbështetur, e ka quajtur UÇK terroriste”, theksoi ai./abcnews.al Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Idajet Beqiri
