Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Rrugës Stamboll në Kamëz.
Në pamjet e dërguara në redaksi, rruga shfaqet e mbuluar me baltë, me gropa të thella, mbetje dhe dëmtime të shumta, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Sipas denoncuesit, në këtë zonë janë kryer punime për kanalizimet nga Bashkia Kamëz, ndërsa pas punimeve rruga ka mbetur në këtë gjendje prej rreth një muaji.
“Nëse mundeni ta publikoni, ju lutem. Bashkia Kamëz ka bërë kanalizimet dhe kemi një muaj në këtë gjendje. Rruga është e pakalueshme. Vetëm 500 metra larg Bashkisë Kamëz dhe përballemi me këtë gjendje rruge. Rruga Stamboll, ngjitur me fabrikën Everest.”
Në pamje dallohet edhe tabela me emërtimin “RRUGA STAMBOLL”, ndërsa situata e rrugës paraqitet e rënduar.
Pretendimi se punimet janë kryer nga Bashkia Kamëz dhe se rruga ka mbetur e pakalueshme prej një muaji mbetet për t’u konfirmuar nga institucionet përgjegjëse.
Banorët kërkojnë ndërhyrje për rehabilitimin e rrugës dhe rikthimin e saj në gjendje të përshtatshme për qarkullim.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa pret një reagim nga Bashkia Kamëz lidhur me punimet dhe afatin për përfundimin e ndërhyrjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

