Ish kandidatja për deputete e PS, Kejsi Elezi thotë se fokusi i mazhorancës është integrimi në BE.
“Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Elezi u shpreh se nisma e re e mazhorancës, Besa dhe Prania Besnike, kanë për qëllim të jenë më afër qytetarit.
“Bashkë me nismën e re. është viti i dytë i mandatit të katërt. Prania besnike dhe besa ka për qëllim të jetë më afër qytetarit. Do doja që kjo të praktikohej sa më mirë në terren. Do doja që edhe këta deputetë, të mos paraqiten si ata deputetë që favorizojnë me një telefonatë, por të funksiononin me meritokraci. Mendoj se do jetë më shumë një konkurrencë dhe ambicie mes tyre. Nuk mund të jesh pranë qytetarit vetëm në fushata elektorale, por duhet të jesh gjithmonë pranë qytetarit”, theksoi ajo./abcnews.al Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet
