Lajme Zone
Vlorë/ Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren për shpëtimin e tyre
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren për shpëtimin e tyre

Policia dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të shpëtuar 2 të rinj gjermanë që kanë humbur rrugën në Malin e Çikës në Vlorë.

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin dhe kanë humbur rrugën pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga pjesa tjetër e grupit dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit. LEXO edhe...Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, prezantohet projekti restaurues Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt. Po ashtu, për në vendngjarje është nisur edhe një ekip i Delta Force dhe staf mjekësor. Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, prandaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Operacioni është në vijim e sipër. R.Xh/ReportTv.al Vlore mali i cikes turiste policia zjarrfikese Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 53.8% Argjentina 38.2% Nuk kam mendim 8.1% Vota total: 372 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?