Federata Shqiptare e Skive (FSHS) organizoi edicionin e parë të "The Ski Excellence Night", një mbrëmje gala kushtuar vlerësimit të arritjeve më të rëndësishme të sportit të skive në Shqipëri dhe nderimit të sportistëve, trajnerëve, sponsorëve, partnerëve institucionalë, mediave dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në sezonin më të suksesshëm në historinë e Federatës. Në këtë mbrëmje morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, federatave ndërkombëtare të skive, partnerë të biznesit, përfaqësues të medias dhe personalitete të shumta, për të festuar një sezon historik që e vendosi Shqipërinë mes vendeve në zhvillim më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare të skive alpine. LEXO edhe...Ekskluzive/ Yuri, i vëllai i Lara Colturit i cili pretendon të bëhet ‘Sinner-i shqiptar’: Në Tiranë fitova shumë eksperiencë Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes ishte vlerësimi i pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, ku vendi ynë u përfaqësua nga katër sportistë në disiplinën e skive alpine: Lara Colturi, Denni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve shqiptarë në historinë e skive alpine në Lojërat Olimpike. Gjatë ceremonisë, Lara Colturi u shpall "Sportistja e Vitit", pas një sezoni të jashtëzakonshëm me shtatë podiume në Kupën e Botës, një vend në dhjetëshen më të mirë në debutimin e saj olimpik dhe fitimin e çmimit prestigjioz Longines Rising Star Aëard. Ndërkohë, Denni Xhepa u nderua me çmimin "Sportisti Mashkull i Vitit", si vlerësim për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe progresin e tij drejt garave të Kupës së Botës. Federata nderoi gjithashtu kampionen olimpike Daniela Ceccarelli me çmimin "Trajnerja e Vitit", në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportistëve elitarë dhe suksesin historik të skive shqiptare. Në një mbrëmje kushtuar ekselencës, Federata Shqiptare e Skive shprehu mirënjohjen e saj edhe për partnerët strategjikë që kanë mbështetur këtë rrugëtim historik. Çmimet "Premium Sponsor Aëard" iu dorëzuan Fibank Albania, Enterprise Albania dhe SanaClis, ndërsa u vlerësua edhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë Red Bull, Adidas, dhe HEAD, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të sportistëve shqiptarë në arenën botërore. Një vlerësim të veçantë morën edhe partnerët institucionalë, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e sporteve dimërore. Mbrëmja i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe rolit të medias në promovimin e sportit të skive. Çmime u ndanë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) per Emisionin Shqiperia mbi Ski, gazetarë të njohur sportivë dhe komentatorin ndërkombëtar Nick Felloës, për kontributin e tyre në sjelljen e emocioneve të Kupës së Botës së Skive Alpine pranë publikut shqiptar dhe promovimin e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Gala nderoi gjithashtu figura me kontribut shumëvjeçar në sportin e skive përmes çmimit "Career Aëard", mbështetësit më të përkushtuar me çmimin "Fan Excellence Aëard", promotorët e zhvillimit të skive për të rinjtë me "Youth & Sport Legacy Aëard", si dhe bizneset që kontribuojnë në zhvillimin e turizmit dimëror në Shqipëri përmes çmimit "Ëinter Tourism Promoter Aëard". Në përmbyllje të ceremonisë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, falënderoi sportistët, trajnerët, partnerët, sponsorët, institucionet, vullnetarët dhe mediat për mbështetjen dhe besimin e tyre në rrugëtimin e Federatës. "The Ski Excellence Night" shënoi fillimin e një tradite të re për Federatën Shqiptare të Skive, duke promovuar kulturën e vlerësimit të ekselencës sportive, forcimin e partneriteteve dhe frymëzimin e brezave të rinj për t'u angazhuar në sportet dimërore. Ne.k./ReportTv.al federata shqiptare e skive Lara colturi elvis toçi etrit xhunglini Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69% Jo 25.5% Nuk e di 5.5% Vota total: 271 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
