Lajme Zone
Kishte shkuar me vizë turistike në Britani dhe kultivonte kanabis, dënohet me 20 muaj burg i riu shqiptar (EMRI)
BotëReport TV

Kishte shkuar me vizë turistike në Britani dhe kultivonte kanabis, dënohet me 20 muaj burg i riu shqiptar (EMRI)

Vlera e bimës narkotike arrin deri në 88,500 paund. Qaushi ishte "kopshtar rezident" që kujdesej për bimët në këmbim të pagesës dhe strehimit. Paralelisht, Qaushi studion në një universitet në Tiranë dhe është në vitin e dytë.

Autoritetet britanike kanë dënuar me 20 muaj burg, një student shqiptar i cili kultivonte kanabis në një fermë në verilindje të Anglisë. Musa Qaushi, 20 vjeç, kishte shkuar në Britani përmes një vize turistike. Në fermën në Ivanhoe Crescent, Sunderland, u gjetën 351 bimë kanabisi në 4 dhoma. Vlera e bimës narkotike arrin deri në 88,500 paund. Qaushi ishte "kopshtar rezident" që kujdesej për bimët në këmbim të pagesës dhe strehimit. LEXO edhe...Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 16-vjeçari në Tiranës! Sekuestrohen 300 doza lëndë narkotike Paralelisht, Qaushi studion në një universitet në Tiranë dhe është në vitin e dytë. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në fermë, ndërsa nuk raportohet për precedentë penalë. Gjykata nuk ishte dakord me mbrojtjen që tha se klienti ishte penduar. Për gjykatën, i riu ishte në dijeni të veprimtarisë ku ishte përfshirë. Gjykata pret tashmë që të nisin procedurat për dëbimin e Qaushit./Chroniclelive P.J/ReportTv.al kanabis musa qaushi Britani e Madhe shqiptaret ne britani Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68.5% Jo 26.2% Nuk e di 5.4% Vota total: 523 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?