Lajme Zone
Më 27 korrik nisin aplikimet në universitete, rektori i UBT: Kemi 12 programe bachelor, sipas nevojave në treg! Interes edhe nga të huajt
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Më 27 korrik nisin aplikimet në universitete, rektori i UBT: Kemi 12 programe bachelor, sipas nevojave në treg! Interes edhe nga të huajt

Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor Tiranë ishte i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, ku ndër të tjera tregoi se çfarë ofron ky universitet për të gjithë ata maturantë që do ta zgjedhin.

Të hënën e 27 korrikut nis zyrtarisht procesi i plotësimit të formularit A2, në portalin U-Albania. Maturantët, kandidatë për studentë plotësojnë formularin si kusht për aplikimin në shkollat e larta brenda vendit. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor Tiranë, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se ata kanë një marrëveshje prej dy vitesh me universitetin e Bokut në Vjenë. “Ne jemi në vitin e dytë të të implementimit të marrëveshjes, por kontaktet tona kanë pesë vite që kanë filluar, pasi na është dashur një kohë shumë e gjatë për të jo për t'i bindur, por për të hartuar këtë dokument strategjik që ne po implementoj. Është një dokument i cili jam shumë i bindur që herët apo vonë çdo institucion i arsimit të lartë në Shqipëri apo në rajon do ta bëjë pasi ajo që ne po bëjmë, po implementojmë është universiteti i vitit 2030-2050. Është një dokument ose është një strategji e cila nuk merret me një projekt. E kam thënë dhe herë tjetër, nuk është një projekt”, tha ai. LEXO edhe...I nxehti ‘përvëlon’ Shqipërinë, Anira Gjoni: S’kemi thyer rekorde! Temperaturat bien gjatë javës, rriten sërish të shtunën Sallaku shtoi Universiteti Bujqësor i Tiranës për këtë vit të ri akademik vjen me një ofertë akademike të unifikuar dhe të standartizuar sipas modelit të Universitetit Boku të Vjenës, i cilësuar si një nga universitetet më të mira të shkencave të jetës në Europë. “Universiteti Bujqësor i Tiranës për këtë vit të ri akademik vjen me një ofertë akademike totalisht të re, të unifikuar dhe të standartizuar sipas modelit të Universitetit Boku të Vjenës që fatmirësisht është nga universitetet më të mira të shkencave të jetës në Europë dhe të gjithë maturantët që po mendojnë sot se ku do të regjistrohen, ku do të aplikojnë. Bujqësori vjen me një ofertë nga më të mirat në treg për shumë arsye që ndoshta ne mund t'i elaborojmë më vonë, por bëhet fjalë për një ofertë e cila ka në themel jo vetëm tregun e punës që është një fjalë që ne e përdorim shpesh fatkeqësisht por ka në esencë interesin e studentit, ka interesin e maturantit”, shtoi ai. Sallaku theksoi se UBT ofron 12 programe baçelor, sipas nevojave në treg. Ne kemi patur rreth 3536 programe bachelor dhe kemi ardhur në një ofertë që shkojmë vetëm në 12 programe baçelor. Këto janë programe që i duhen ekonomisë shqiptare. Janë programe që i duhen sektorit të bujqësisë dhe janë programe që i duan Shqipërisë vit 2030. Po ashtu Sallaku tha se edhe të rinjtë nga Europa kanë treguar një interes. "Ne duam që studentët europianë të vijnë në Shqipëri. Ne duam dhe kjo është ambicia jonë. Ka shumë interes dhe fatmirësisht unë e konfirmoj këtë që kemi interes", tha ai. Xh.K/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri Universiteti Bujqësor i Tiranës Fatbardh Sallaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69% Jo 25.5% Nuk e di 5.5% Vota total: 271 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?