Lajme Zone
Shiu dhe breshëri sjellin problemet e para në Korçë, pema rrëzohet mbi trotuar dhe bllokon kalimin e këmbësorëve
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shiu dhe breshëri sjellin problemet e para në Korçë, pema rrëzohet mbi trotuar dhe bllokon kalimin e këmbësorëve

Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës dhe rikthimin e normalitetit në zonë.

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës duke shkaktuar disa probleme. Një pemë është rrëzuar mbi një trotuar në qytetin e Korçës, duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke krijuar rrezik për qytetarët. LEXO edhe...Stuhia përmbyt rrugë në Elbasan, kryebashkiaku Llatja inspekton nga afër zonat me probleme (VIDEO) Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës dhe rikthimin e normalitetit në zonë. Gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun e Korçës. Për disa minuta është regjistruar edhe breshër, ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut. Deri tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. U.D/ReportTv.al Korce moti i keq Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69% Jo 25.5% Nuk e di 5.5% Vota total: 271 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?