Lajme Zone
Vllaznia 25 vite pa titullin kampion, 'driblon' Edi Martini: Dështim do të ishte nëse vinim pas trofeve radhazi, askush nuk ma mbyll gojën
SportReport TV

Vllaznia 25 vite pa titullin kampion, 'driblon' Edi Martini: Dështim do të ishte nëse vinim pas trofeve radhazi, askush nuk ma mbyll gojën

Vllaznia e nis nesër sezonin e ri të Superligës kundër Skënderbeut në 'Loro Boriçi'.

SHKODËR - Superliga shqiptare e futbollit po përgatit sezonin e ri. Edicioni numër 88-të i elitës së futbollit shqiptar merr jetë nesër në orën 21:00 nga 'Loro Boriçi' i Shkodrës me ndeshjen Vllaznia - Skënderbeu. Në prag të përballjes së parë të sezonit, për mediet foli Edi Martini, trajneri i Vllaznisë. Shkodranët kanë 25 vite pa fituar trofeun e kampionit dhe trajneri u ngacmua nga gazetarët për këtë mungesë çerek shekullore. LEXO edhe...Në kërkim për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari nga Malësia e Madhe (EMRI+VIDEO) Martini tregoi se nuk e sheh si zhgënjim sezonin e shkuar, aty ku Vllaznia luftoi në 'Final 4' për trofeun, por titulli kampion mbeti në Rrogozhinë për Egnatian. Martini ishte kritik edhe me arbitrimin gjatë sezonit të fundit, duke përmendur dy raste që sipas tij mund të vendosnin shumë. “Sezoni i fundit? Dështim do të ishte nëse Vllaznia do të ishte 25 vite radhazi kampion dhe do ta humbte këtë vit, por ne kemi 25 vite që nuk fitojmë. Dështim personal, po. Zhgënjim për tifozët, po, sepse ishim afër, megjithatë të këqijat dhe dobësitë tona që kishim në ato momente iu shtua edhe arbitrimi. Kemi humbur kundër Dinamos në Kupë 0-2, është ngrënë një penallti ose një gol që vetëm Juxhin Xhaja e di që ishte në VAR, ndërsa ndeshjen me Egnatian jam ndëshkuar me karton të kuq të padhënë që do të ishim në finale. Përveç problemeve tona, ishin dy gabime të gjyqtarëve që na ndalën në Kupë dhe kampionat. Askush nuk mund të ma mbyllë gojën, as mua, as ekipit tim, as shkodranëve. Askush s’mund të bëjë arrogantin as kundër qytetit tim”, tha Edi Martini mes të tjerash përpara medieve. Superliga, sezoni 2026-27, raundi i parë: E premte, 21 gusht 2026 21:00 Vllaznia - Skënderbeu E shtunë, 22 gusht 2026 - 16:00 Laçi - AF Elbasani Partizani - Teuta E diel, 23 gusht 2026 - 21:00 Dinamo - Vora Egnatia - Tirana S.Dh/ReportTv.al Shkoder superliga Vllaznia edi martini skenderbeu juxhin xhaja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4594 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?