Vizita e Sali Berishës në SHBA është një “autogol”, thotë analisti Bujar Nallbani në “Studio Live” në Report Tv. Lideri i PD ka fyer vazhdimisht SHBA-të dhe po bën thirrje kundër figurave politike amerikane dhe kjo do t’i kthehet në një lloj ‘bumerangu.’ Nallbani ngre pyetjen cila është arsyeja që Berisha ngulmoi të vizitonte pikërisht SHBA-të dhe jo Britaninë e Madhe që gjithashtu e ka shpallur “non grata.” LEXO edhe...Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO) “Saliu ka bërë autogol me veten. Autogoli që i ka bërë vetes është shumë i madh. Saliu mbahet si amerikan-keqdashësi më i madh deri tani. Saliu është ai që në ’97-ën donte të bombardohej ambasada amerikane. Saliu është ai që në çdo lloj potereje që ka bërë në Shqipëri ka kundërshtuar me forcë ultimatumet amerikane. Autogoli më i madh që po i bën vetes është se shan ish-ambasadoren Yuri Kim, Sekretarin e Shtetit që e nxori non grata, Anthony Blinken. Mendoni se amerikanët do hedhin poshtë njerëzit e tyre? Unë mendoj se ai do vijë pako postare. Jo 6 milionë, por qindra ka paguar! Pse nuk shkel në Angli ky, njësoj është ‘non grata?’”, tha Nallbani. Ish kreu i PD në Librazhd, Bujar Vreto, thotë se Berisha dhe partia duhet të mbajnë një qëndrim të vetëm lidhur me “non gratën” e kryetarit. Gjithashtu, ai i komenton veprimet e Berishës gjatë kësaj vizite si “militantizëm.” “Berisha duhet të mbledhë grupin e PD dhe të dalin në unison a ka qenë apo jo non grata. Çështja e non gratës akoma nuk është zgjidhur. Gjatë fjalimit të Trump, kryetari i PD ngrinte dy gishta, drejtohej e rrotullohej në sallë a thua se vëmendja ishte tek ai. Ai e bënte për militantizmin”, shprehet Vreto. Qëndrimi i Berishës në krye të PD nuk do t’i sjellë fitore partisë, thotë Nallbani, por qëllimi i kryetarit është vetëm për një interes tijin. “Qenia e Saliut në krye të opozitës edhe pse e mori me thonj, luftë e poshtërsi nuk është për politikë, është thjesht për të mbrojtur familjen e tij. Ai mbron me çdo mënyrë familjen e vet”, thotë Nallbani duke e quajtur partinë si “forcën më regresive.” Ndërsa Vreto nuk heq dorë nga parimet e tij të djathta, por me një ndryshim. “Unë mbetem një i djathtë brenda Partisë Demokratike, por pa Sali Berishën”, përmbyll ai. P.J/ReportTv.al sali berisha bujar vreto bujar nallbani studio live Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 3971 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

