Lajme Zone
Nga 4 mijë në 10 mijë euro në muaj/ Thellohet lufta për pagat, qeveria zbulon sa para kërkojnë gjyqtarët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga 4 mijë në 10 mijë euro në muaj/ Thellohet lufta për pagat, qeveria zbulon sa para kërkojnë gjyqtarët

Ai thekson se qeveria dhe përfaqësuesit e Kuvendit kanë deklaruar publikisht se nuk do të pengojnë adresimin e çështjes së pagave në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, kjo pritet të ndodhë më 17 shtator. Megjithatë, ministri e cilësoi kallëzimin penal si një përshkallëzim të konfliktit me ekzekutivin nga përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor.

Ministria e Financave argumenton se efekti i përgjithshëm i këtyre kërkesave në buxhetin e shtetit do të ishte rreth 40 milionë euro shtesë në vit... Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar pas kallëzimit penal të depozituar ndaj tij dhe disa zyrtarëve të institucionit që drejton. Malaj shprehet se shkak për kallëzimin është bërë refuzimi i Ministrisë së Financave për të ekzekutuar një shumë të konsiderueshme nga buxheti i shtetit si shtesë page për gjyqtarët dhe prokurorët, pa një vendim të Parlamentit.

Ai thekson se qeveria dhe përfaqësuesit e Kuvendit kanë deklaruar publikisht se nuk do të pengojnë adresimin e çështjes së pagave në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, kjo pritet të ndodhë më 17 shtator. Megjithatë, ministri e cilësoi kallëzimin penal si një përshkallëzim të konfliktit me ekzekutivin nga përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor.

“Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit. Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Malajt. Ndërkohë që në mes përplasjeve të nxheta mes palëve, janë publikuar shifrat që përfaqësojnë pagat aktuale dhe nivelet e kërkuara për disa kategori të gjyqtarëve.

Sa janë rrogat e gjyqtarëve aktualisht dhe sa është rritja reale që ata kërkojnë?

-Për gjyqtarët e Shkallës së Parë, paga aktuale është 376,381 lekë, ndërsa kërkohet të arrijë në 567,421 lekë. Rritja që kërkohet është 191,040 lekë.

-Për gjyqtarët e Shkallës së Dytë, paga aktuale raportohet në 388,927 lekë, ndërsa niveli i kërkuar është 586,335 lekë. Rritja që kërkohet është 197,408 lekë.

-Ndërsa për gjyqtarët e GJKKO-së, paga aktuale është 659,920 lekë dhe kërkohet të shkojë në 994,877 lekë. Rritja që kërkohet është 334,957 lekë.

Ministria e Financave argumenton se efekti i përgjithshëm i këtyre kërkesave në buxhetin e shtetit do të ishte rreth 40 milionë euro shtesë në vit.

Nëse i shtohet këtu edhe kërkesa e gjyqtarëve për rishikimi i pagave për periudhën 2023–2026, do të duheshin edhe 125 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë që nga ana tjetër, kanë kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të masave nëse institucionet nuk reagojnë.

Ata argumentojnë se vështirësitë buxhetore nuk mund të përdoren si arsye për mosekzekutimin e detyrimeve që burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë, gjyqtarët paralajmërojnë përshkallëzimin e masave, deri në reduktimin dhe kufizimin e përkohshëm të veprimtarisë së gjykatave vetëm në çështjet me natyrë urgjente. malaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Islami dhe islamistët: Ku mbaron feja dhe ku nis ideologjia politike 10 Shtator 2026, 18:2118:21Politike Përplasja me protestueset, Iris Luarasi: Dorëzoj mandatin e deputetes nëse kam bërë kallëzim në polici 10 Shtator 2026, 16:2916:29Politike Rama-Berisha, dyshja që mban peng Shqipërinë! 10 Shtator 2026, 16:0416:04Politike Audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Bardhi: Pazar në emër të Ramës, SPAK të hetojë pa vonesë 10 Shtator 2026, 14:4514:45Politike Ngërçi në Bashkinë e Tiranës, paralajmëron Rama: Eksperiment i rëndë, shumë shpejt do t’i japim fund! 10 Shtator 2026, 14:3514:35Politike Takimi me përfaqësuesit e World Economic Forum, Tabaku: Shqipëria, toka e mundësive nëse sistemi socialist bie! 10 Shtator 2026, 14:3514:35Politike