Lajme Zone
Tensione në protestën kundër Bankers Petroleum, banorët hyjnë me forcë në ambientet e kompanisë
EkonomiPamfleti

Tensione në protestën kundër Bankers Petroleum, banorët hyjnë me forcë në ambientet e kompanisë

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë dhe më pas kanë hyrë në ambientet e saj.

Tensionet para kompanisë Bankers Protesta e banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz është shoqëruar me tensione mëngjesin e sotëm. Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të Bankers Petroleum dhe kanë hyrë në ambientet e kompanisë Situata është tensionuar mëngjesin e sotëm në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku ka nisur protesta që banorët kishin paralajmëruar prej dy ditësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë dhe më pas kanë hyrë në ambientet e saj.

Banorët u kanë kërkuar punonjësve të largohen nga zona, ndërsa përplasja lidhet me kontratat për tokat që banorët ia kanë dhënë me qira kompanisë.

Në qendër të protestës qëndron pikërisht pretendimi i pronarëve se Bankers Petroleum nuk po respekton detyrimet financiare që burojnë nga këto kontrata.

Një prej banorëve e ka artikuluar drejtpërdrejt konfliktin gjatë protestës.

“Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, është shprehur ai.

Banorët kërkojnë që “Bankers Petroleum” të zbatojë kushtet e kontratave ekzistuese për qiratë e tokave, ku shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesat dhe po tenton të ndryshojë vlerën e marrëveshjeve pa pëlqimin e pronarëve.

Kujtojmë që gjatë protestës së dy ditëve më parë, një përfaqësi e banorëve zhvilloi një takim rreth 10 minuta me drejtues të kompanisë, por sipas tyre nuk u arrit asnjë zgjidhje. Përfaqësuesi i banorëve, Aleksandër Profka, deklaroi se drejtuesit e “Bankers Petroleum” e kanë argumentuar situatën me kostot e larta operative, një shpjegim që protestuesit nuk e pranojnë si arsye për moszbatimin e marrëveshjeve.

Banorët paralajmërojnë se, nëse kompania nuk respekton kontratat sipas kushteve të rëna dakord, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në mungesë të një përgjigjeje, protesta mund të përshkallëzohet deri në bllokimin e aktivitetit nxjerrës në disa prej shesheve kryesore të vendburimit të Patos-Marinzës.tensionet para kompanisë bankers protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Si një i burgosur që ka marrë disa ditë leje”, Bejko ironizon Berishën: Non grata është ende aty 10 Shtator 2026, 08:5508:55Aktualitet “Po infiltrojnë njerëz për të prishur protestën”, Lita: Grupe nga Elbasani, Durrësi dhe Vora mes protestuesve 10 Shtator 2026, 08:4008:40Aktualitet “Po negociohet sjellja e pajisjeve industriale në Shqipëri", dokumenti i CIA-s dhe vizita e bujshme e Strauss 10 Shtator 2026, 08:2808:28Aktualitet Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dobësitë sistemike të shtetit 10 Shtator 2026, 08:1808:18Aktualitet Hoqi nga puna bashkëshorten e Endri Çopjas, dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku 10 Shtator 2026, 08:1808:18Aktualitet 19 muaj në burg, kryebashkiaku Veliaj dërgon dosjen në gjykatën e Strasburgut 10 Shtator 2026, 07:3207:32Aktualitet