Ky Ron Yeffet, Kutinë e Pandorës së të cilit e hapi ish zëvendësi yt, nga doli?... Nuk përbën më asesi lajm aftësia e këshilltarëve izraelitë të Edi Ramës, për t'ja mbrojtur shpatullat duke shpikur lloj lloj marifetesh propagandistike. Në këto 13 vjet kemi parë e dëgjuar çudira, që në fund ja dolën të ngrijnë nervin e çdo shqiptari e sidomos të thyejnë dhe shkatërrojnë çdo tentativë për opozitë politike në Shqipëri.
Ama duhet thënë se kjo e verës së këtij viti i kaloi pritshmëritë. I zënë ngushtë përballë një proteste që i ka kaluar 100 ditët dhe që çdo pasdite mbush sheshet e Tiranës, me të rinj e të reja që nuk kanë sy të tërhiqen duke u derdhur rrugëve herë si qindra e herë si mijëra, pasi provoi ti intimidonte, ti shante, tu gjente pika të dobëta në familje e fis, pasi provoi të shtirej duke u qurravitur pas tezës së "sulmit kinerbetik", Edi Rama u mbyll në zyrë me këshilltarët dhe diçka më shumë se 2 javë më parë doli me një tjetër tezë, duhet thënë krejt e pazakontë për të: ai tha se Revolucioni Flamingo nuk ishte gjë e keqe, përkundrazi tregonte se Shqipëria evropiane është aq demokratike, sa njerëzit protestojnë edhe çdo ditë.
Makina gjigande e propagandës kishte nisur punën në kah të kundërt. Nuk e bluajti dot, provoi t'i vinte anash.
I nevrikosur, i zënë ngushtë, me një kabinet qeveritar të kapur, fare politik e as teknik, Rama vendosi të luante rolin presë së zënë ngushtë: Shpiku Besën dhe Pasqyrë Albania. Pikërisht në vendin më autokrat të Evropës ku shoqata evropiane gazetarësh e raporte evropiane bërtasin për mungesë lirie, mungesë transparence, krim që bredh rrugëve dhe që ka pushtuar çdo qelizë të pushtetit, zgjidhja ishte propaganda e zhveshjes lakuriq përpara shqiptarëve. Rama me një tufe letrash nën sqetull, mblodhi të vetët dhe shpalli Besën.
Besa ka për qëllim të ndryshojë qasjen e administratës dhe qeverisë nga thjesht ndërtimi apo investimet, tek kultura e kujdesit dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarit. Pra sipas Ramës dhe Besës, çdo projekt me interes të lartë publik do të shqyrtohet për 90 ditë përpara se të merret një vendim. Ndryshe, Rama po ju jep Besën shqiptarëve se ato vendimet që vjedhin, shesin Shqipërinë dhe zhvasin çdo gjë që ka mbetur, nuk do të merret fët e fët, por do rrijë 90 ditë në tryezën e Kryeministrit.
Me siguri duke e ditur se si besëprerë i provuar, kjo puna e Besës nuk do të bindte shumë, Rama solli pothuaj në të njëjtën kohë në tavolinë edhe Pasqyrë Albania e njohur edhe si Flamingo Mirror, një platformë digjitale dygjuhëshe e hapur për qytetarët. Sipas Ramës, tek kjo Pasqyra do të publikohen dokumente, afate, të dhëna dhe rezultate të vendimeve qeveritare, duke u lidhur edhe me sistemin e-Albania. Pra, meqë Revolucionin Flamingo nuk e mundi dot, pasi u mek duke i thirrur në tavolinë për diskutim protagonistët e tij, Rama doli e premtoi transparencë si para pasqyrës.
Dakord! Nuk besoj se ekziston ende njeri në këtë botë që t'ja këtë Besën Edi Ramës pas krimeve që ka bërë në Shqipëri, por le të bëjmë sikur e ka seriozisht.
Prandaj po i hedh Edi Ramës dorashkën në formë sfide: Lerë atë punën e Besës, por dil para Pasqyrës dhe na thuaj
Ky Ron Yeffet, Kutinë e Pandorës së të cilit e hapi ish zëvendësi yt, nga doli?
Prej nga rrjedh njohja e më pas miqësia juaj dhe si i shpjegon Kryeministri këto "rastësitë” që Ron Yeffet, një personazh i dyshimtë me precedentë të tmerrshëm në vende të varfra dhe
lehtësisht të korruptueshëm kur kanë të ngjashëm si Edi Rama në pushtet - shfaqet në industri të ndjeshme siç është ajo ushtarake dhe merr për me pak se 3 muaj miliona euro nga buxheti i shtetit.
Si ndodh ky precedent i përsëritur me mijëra herë që miqtë e kryeministrit gjenden në vendin e duhur në kohën e duhur: Yeffet bëhet ortak me një vajze që propaganda e kryeministrit e pompoi deri kur e futi në filmin që donte vetë, dhe duke i hyrë në hak kompanive shtetërore fut në xhep miliona?
Jo për hir të Besës e as të Pasqyrës, pse shteti shqiptar nuk ka asnjë lloj filtri për kompanitë që ngop me miliarda?
Edi Rama çfarë roli ka këtu?
Z. Kryeministër, lerë Besën e mos e ndy se nuk është sport për ty. Po ta mbajti merr në Pasqyrë në dorë e dil përballë.
Yaffet është sa për ta nisur, se Pasqyra jote ka punë. rama yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët? 10 Shtator 2026, 14:4014:40Dosja e zezë Roni na i paska marrë të gjitha: 37 kontrata dhe afro 400 milionë lekë nga bashkitë 9 Shtator 2026, 13:5013:50Dosja e zezë “Sani” i JET Bank ka kapur Edi Ramën?/ Sanilevich, Ron Yeffet dhe fijet që Ahmetaj thotë se çojnë te buxheti i shtetit 8 Shtator 2026, 13:1013:10Dosja e zezë Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046 8 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë

