Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor, ku mbi 330 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës – 25 mijë prej tyre filluan klasën e parë. Mirela Cami, drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut tha se dita e parë e shkollës është një moment emocionues jo vetëm për nxënësit, por edhe për vetë institucionin. LEXO edhe...Shkodra ruan numrin e nxënësve, por kërkohet mbyllja e disa shkollave në zonat e thella (VIDEO) “Nisja e vitit shkollor është një moment emocionues për prindërit, për nxënësit, por edhe për ne. 25 mijë do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. 53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert këtë vit shkollor, janë gati 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e shkollave”, tha Mirela Cami. Sa i përket mësimit me turne ajo tha se në disa shkolla 9-vjeçare do të aplikohe, ndërsa në gjimnaze mësimi do të vijojë normalisht. “Në disa shkolla 9-vjeçare mësimi do të zhvillohet me turne, përshmembull në shkollat që po rikonstruktohen. Ndërkohë në gjimnaze mësimi nuk do të zhvillohet me turne dhe kjo është një risi. Në shkollat e reja duhet të kemi parasysh që nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore që të jenë gati për zhvillimin e testeve kombëtare”, tha ajo. Sa i përket sigurisë në shkolla, 400 oficerë sigurie do të jenë në krye të detyrës, ndërsa 900 punonjës të shërbimit psikosocial do të jenë në shërbim të nxënësve. Cami foli dhe kamerat inteligjente të vendosura në 20 shkolla. “Kamerat janë vendosur në korridore, oborre dhe qoshe të ambjenteve të shkollës që dikur nuk kishe mundësi që ti shikoje. Nuk ka kamera në klasë vetëm në ambiente të përbashkëta për të shmangur çdo konflikt të mundshëm”, tha Cami. Në fund ajo komentoi e edhe programin ‘Pas Shkolle’ që do të zhvillohet në 408 shkolla të vendit, si edhe risinë që këtë vit shkollor tekstet për nxënësit nga klasa e 1-5 do të jenë falas. "Në 408 do të zbatohet programi ‘Pas Shkolle’ që fëmijët jo vetëm të kalojnë kohë por edhe të zbulojnë talentet e tyre. Nuk është një program i detyruar, por kemi parë një interes nga prindërit. Programi do të jetë relaksues sesa vlerësues. Nxënësit do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë, pas orarit të detyruar dhe një pushimi të nxënësve –ku do të konsumojnë ushqimin e marrë nga shtëpia. Në ‘Pas Shkolle’ do të jenë mësuesit që japin mësim, por edhe mësues që kanë dalë në pension dhe kanë dëshirë që të japin mësim", tha ajo. Xh.K/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri shkolla Mirela Cami Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7694 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

