Mazhoranca i qëndron propozimit që paga referuese e magjistratëve të rritet nga 36 në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Drafti po shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku socialistët argumentuan se formula e propozuar zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por merr parasysh edhe mundësitë e buxhetit të shtetit. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, (i miratuar edhe nga KLGJ e KLP) është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Bylykbashi theksoi se Kushtetuesja nuk i ka imponuar Kuvendit një formulë konkrete, por i ka lënë ligjvënësit të drejtën ta përcaktojë atë, me kusht që paga e magjistratëve të mos pësojë ulje. LEXO edhe...Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari “Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. Neni 138 garanton se pagat e përfitimeve dhe gjyqtarëve nuk mund të ulen. Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, zgjedhja është te ligjvënësi me kushtin që të mos ketë ulje. Koeficienti 0.38 është zgjedhur për garancitë kushtetuese për magjistratë, por edhe nga ana tjetër ta themi hapur, ka marrë në konsideratë mundësitë e buxhetit të shtetit”, tha propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi. Projektligji mori mbështetjen edhe të qeverisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti 0.38 plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Ministria e Financave e konsideroi të përballueshme koston për buxhetin. “Falënderojmë propozuesit. Mendojmë se plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë. “Kostoja është e pranueshme, jemi dakord”, tha përfaqësuesja e ministrisë së Financave. Report Tv ka siguruar edhe mendimin zyrtar që Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit. Qeveria përllogarit rreth 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, periudhë nga e cila Kushtetuesja kërkon efektet financiare. Për shkak të kostos, propozon që shuma të mos paguhet menjëherë, por me këste brenda dy viteve. Ndërkohë, siç e pati paralajmëruar Partia Demokratike se do të votojë kundër draftit të PS, që pritet të kalojë për miratim seancën e 17 shtatorit. Deputeti Enno Bozdo tha se ngërçi është pasojë e moszbatimit në kohë të vendimit të Kushtetueses. “Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që në prill iu kërkua qeverisë një projektligj dhe nuk e solli, por e sollën kolegët. Ne nuk na intereson fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj për ne. Në emër të grupit njoftoj se ne do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Bozdo. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu për të lexuar mendimin e qeverisë për pagat e drejtësisë Ora 14:12 Pagat e magjistratëve/ Erion Braçe: KLP e KLGJ duhet të kërkojnë falje se morën kompetencat e Kuvendit, mund t’i kallëzojmë Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje për vendimin për të përcaktuar vetë pagat e magjistratëve. Në komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputeti i PS tha se KLGJ e KLP morën kompetencat e Kuvendit, ndërsa shtoi se vendimi i tyre mund të kallëzohet.“Ata të KLP dhe KLGJ t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, që ka atributet kushtetuese për përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo vetëm që nuk ka pyetur për këtë, por ka marrë kompetenca të drejtpërdrejta të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i kërkoi parlamentit t’ia përcaktonte rrogën. Ai akti që ata kanë bërë është edhe akt i kallëzueshëm. Kallëzimi që ata kanë bërë për drejtuesit e thesarit të Shqipërisë është i paprecedentë, akt vetëgjyqësie i pandodhur në këtë vend. Ky Kuvend, pasi të kërkojë ndjesë pse nuk ka zbatuar vendimin para datës 31 korrik, t’i kallëzonte ata”, tha Braçe. Share SI.E./ReportTv.al aulona bylykbashi enno bozdo PD PS komisioni i ekonomise pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7773 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
