Lajme Zone
Fluks i lartë dhe trafik i rënduar, shqiptarët krijojnë vetë korsinë e tretë në autostradë
Të tjeraJOQ Albania

Fluks i lartë dhe trafik i rënduar, shqiptarët krijojnë vetë korsinë e tretë në autostradë

Në pranverën e këtij viti, autostrada Tiranë-Durrës u zgjerua në tre korsi kalimi, si dhe me një korsi të dedikuar për emergjencat, në përputhje me standardet moderne të infrastrukturës rrugore.

Në pranverën e këtij viti, autostrada Tiranë-Durrës u zgjerua në tre korsi kalimi, si dhe me një korsi të dedikuar për emergjencat, në përputhje me standardet moderne të infrastrukturës rrugore.

Por ky përmirësim nuk shtrihet në të gjithë aksin. Zgjerimi përfn në zonën e mbikalimit të Rinasit, ndërsa pjesa tjetër e autostradës vijon të paraqitet me të njëjtat problematika, madje në disa segmente situata duket edhe më e rënduar.

Veçanërisht problematik paraqitet segmenti Maminas–Fllakë–Sukth, ku gjendja e rrugës, gropat dhe amortizimi i asfaltit, të kombinuara me trafikun e rënduar dhe fluksin e lartë të automjeteve, e bëjnë lëvizjen të vështirë dhe të rrezikshme.

Përballë radhëve të gjata dhe trafikut të dendur, disa drejtues mjetesh kanë zgjedhur të krijojnë vetë një “korsi të tretë”, duke lëvizur në krahun e djathtë të automjeteve që ndodhen në dy rreshtat e tjera.

Por kjo manovër përbën një rrezik serioz për sigurinë rrugore. Kalimi në të djathtë mund të sjellë situata të rrezikshme, ndërsa në anë të rrugës ndodhen kanale dhe hapësira të pambrojtura, pa barriera mbrojtëse. Në rast të humbjes së kontrollit, një automjet mund të përfjë lehtësisht në kanal.

Në këto kushte, segmenti Maminas–Fllakë–Sukth mbetet jo vetëm një nga pjesët më të ngarkuara të aksit Tiranë-Durrës, por edhe një pikë me rrezik të shtuar për aksidente.