Lajme Zone
Virusi i Edi Ramës në PS ka infektuar mazhorancën
PolitikëPamfleti

Virusi i Edi Ramës në PS ka infektuar mazhorancën

Prej kohësh, një virus po qarkullon brenda Partisë Socialiste. Ai ka kapluar qendrat kryesore të mazhorancës dhe ka prodhuar një infeksion që tashmë i ka pushtuar të gjithë trupin.

Rama i mori njerëzit e Ilir Metës për të shkatërruar kundërshtarin, por strukturat paralele, koordinatorët dhe jeniçerët politikë po zëvendësojnë organizatat e PS-së dhe po e kthejnë partinë në një trup pa identitet… Prej kohësh, një virus po qarkullon brenda Partisë Socialiste. Ai ka kapluar qendrat kryesore të mazhorancës dhe ka prodhuar një infeksion që tashmë i ka pushtuar të gjithë trupin.

Këtë virus nuk e solli askush tjetër përveç Edi Ramës, njeriut që drejton PS-në. Bëhet fjalë për njerëzit e LSI-së së Ilir Metës, të cilët kryeministri i tërhoqi për të shkatërruar shtëpinë e kundërshtarit. Tani po përballet me pasojat e një trupi amorf që shkatërron gjithçka përreth.

Edi Rama i vendosi këta njerëz në administratën e lartë dhe në dikasteret qendrore. Ai i përdor edhe në daljet televizive për të mbrojtur qeverinë, ku ata shfaqen, siç e kanë zakon, më ‘katolikë se Papa’. Ky komunitet ka krijuar brenda mazhorancës një gjendje të tillë, sa kataklizma e Like Floririt mund t’i duket lule ‘të gjatit’.

Ata përbëjnë një komunitet politik pa lidhje me strukturat socialiste, por zotërojnë pushtetin për të depërtuar në elektoratin e majtë, duke anashkaluar dhe dubluar organizatat e PS-së në territor.

Rama i ka futur në këshillat bashkiakë të disa qyteteve, ndërsa në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm numri i tyre pritet të dyfishohet. Në zgjedhjet parlamentare, çdo qark pritet të ketë përfaqësuesit e vet nga ky grupim, ndërsa qarqet e mëdha mund të kenë më shumë se një.

Rama po e përdor këtë lukuni si jeniçerë, jo vetëm për të marrë votat që Ilir Meta i kishte kthyer në racion nëpërmjet lidhjeve klienteliste, por edhe për të zgjidhur përplasjet ndërmjet grupeve në strukturat e Partisë Socialiste.

Ndërhyrja e “koordinatorëve”, të cilët japin urdhra në emër të shefit të madh, ka çorientuar organizatat e ngritura prej vitesh. Tirana paraqitet si zona më e infektuar nga ky virus, por të njëjtën situatë po e vuajnë edhe qarqet e tjera.

Problemi nuk qëndron te përfshirja e disa emrave në PS si kontribues, anëtarë ose figura me ndikim në komunitet. Rama i ka futur si një organizatë që vepron paralelisht me Partinë Socialiste.

Kryeministri e provoi të njëjtin eksperiment gjatë pesë viteve të fundit me një tjetër parti paralele, grupet erdoganiste, të cilat fituan qasje në territoret elektorale dhe në pushtetin ekzekutiv të PS-së.

Mjafton të shohësh se një nga këshilltarët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Sarandës është kthyer në një nga sulmuesit kryesorë të Edi Ramës dhe në organizator të Revolucionit të Flamingove.

Eksperimenti arriti deri aty sa njerëz të organizatave socialiste udhëtuan drejt Turqisë për t’u trajnuar në akademitë politike të AKP-së së Erdoganit. Atje mësuan si të rrisnin ndikimin elektoral në komunitetet urbane dhe rurale.

Pikërisht këto eksperimente e kthyen Partinë Socialiste në një bashkësi me struktura të drunjta, pa shpirt dhe, në shumicën e rasteve, të mbushura me inate ndaj njëra-tjetrës. Pushteti përbën të vetmen lidhje mes tyre.

Për këtë arsye, rënia e PS-së nga pushteti do të përbëjë sprovën e saj më të madhe./Pamfletivirusi i edi ramës partia socialiste Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama në Korçë për ndarjen e re administrativo-territoriale, në takim kryebashkiakë dhe deputetë 16 Shtator 2026, 10:0710:07Politike Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur 15 Shtator 2026, 20:3620:36Politike Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po 'ushqen' rrjetet e trafikut të drogës! 15 Shtator 2026, 20:0020:00Politike Seanca e 17 shtatorit, 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve 15 Shtator 2026, 19:0519:05Politike Rama sfidon gjyqtarët dhe prokurorët me pagat, Kuvendi voton më 17 shtator formulën e PS-së 15 Shtator 2026, 17:0517:05Politike Shqipëria në Kongresin amerikan, DASH ngre alarmin për narkotrafikun: Grupet kriminale kanë lidhje me kartelet 15 Shtator 2026, 16:4416:44Politike