Lajme Zone
Vijon tubimi në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë për të 81-ën ditë
PolitikëTop Channel

Vijon tubimi në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë për të 81-ën ditë

Vijon protesta në kryeqytet, duke shënuar sot ditën e 81.

Vijon protesta në kryeqytet, duke shënuar sot ditën e 81. Protestuesit sikurse tashmë e kanë kthyer në ‘itinerar’, janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, tubuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e qeverisë.

Një qeveri teknike është alternativa që ata kërkojnë, ndërsa shprehen se shatori do të presë edhe më shumë protestues në shesh, pasi qytetarët kthehen nga pushimet dhe u bashkohen atyre që vijojnë të dalin në shesh. Top Channel