Lajme Zone
Videot pornografike, tymnajë për skandalet e qeverisë
PolitikëPamfleti

Videot pornografike, tymnajë për skandalet e qeverisë

A u kënaq populli??

Murrizi Shyqyr që u kënaq populli me video pornografike, perverse, orgjie të një tufe njerëzish pa moral të kësaj shoqërie dhe kaq “mjafton” që të harrohen të gjitha zullumet e kësaj Qeverie. A mbaruan videot pornografike?

A u kënaq populli??

A u harrua radari i Vlorës?

Po çështja e Gysit, e Ron çifutit e KAYOS që prodhon mender mut se armë jo e jo, a u harrua??

Po dy anijet nga Bangladeshi që marrin 100 milion euro pa i ndezur kurrë e paguhen si gjenerator a u harruan??

Po 100 milion euro të AZHBR dhe Frida Krifca që hajdari i SPAKUT e mban dosjen në sirtar a u harrua??

Po 15 miliard eurot që kompania BANKERS PETROL ju ka vjedhur shqiptarëve prej vitit 2004 duke ndarë qindra miliona euro me qentë e pushtetit në këto 22 vjet a u harrua???

Po 430 milion euro të inceneratorit të Tiranës që paguhen çdo muaj tek llogaritë e personave që gjoja SPAKU i leshit i ka shpallur në kërkim por nuk jua pengon milionat t’u shkojnë në llogari a u harrua???

Po 450 milion eurot e koncesioneve të shëndetësisë të Klod Allajbeut e Jani Karathanasit meqenëse Beqaj doli nga burgu a u harruan???

Po për gjyqin e famshëm të Gërdecit që ka 5 vjet që tallin trapin duke e zvarritur a e harruat???

Po tenderat e tunelit të Llogarasë, të Rrugës së Arbrit, të Unazës së Tiranës, të rrugës Qukës-Qafë Plloçë e shumë tendera të tjerë, a u harruan?

Po Linda e AKSHI-t dhe qindra milionat e eurove që ja jepte Gysit dhe Ermal Beqirit a u harruan??

Po parajsa fiskale e parkut Durana ku janë regjistruar afro 100 biznese si në parajsë fiskale dhe parku nuk ekziston fare por kullosin gomarët dhe hajdutët e tatimeve të Binajt me gjithë gjobaxhinjtë e hetimit tatimor që përdoren si qen nga oborrtarët e pushtetit për të vënë “gjoba” heshtin si të dhjerë a u harruan?

Po Sazani, Zvërneci, Rrjolli, Thethi dhe mijëra hektarë prona të Shqiptarëve që pushtat e pushtetit ju kanë dhënë falas një grushti biznes-qenesh, a u harruan??

E pra, më në fund shyqyr që u kënaq populli me video pornografike, perverse, orgjie të një tufe njerëzish pa moral të kësaj shoqërie dhe kaq “mjafton” që të harrohen të gjitha zullumet e kësaj Qeverie.

Kur të ketë skandale të tjera nga hajdutët e pushtetit që fikin radarin prapë do të gjenden video të tjera që ndezin hajdarin dhe çdo gjë harrohet. 1 Komente S Si çahet në jetë: me mendere apo me zotësi? 3 Tetor 2026, 15:18 Nuk është e saktë që videot intime të trajtohen automatikisht si një “tymnajë” që shërben për të harruar skandalet e qeverisë. Përkundrazi, nëse i heqim emocionet dhe sensacionalizmin nga kjo histori, dalin disa pyetje shumë konkrete që meritojnë përgjigje. Së pari: kush i regjistroi këto materiale, kush kishte akses në sistemin e kamerave, si u morën dhe kush i publikoi? Policia ka bërë të ditur se po heton pikërisht marrjen dhe shpërndarjen e materialeve intime dhe ka referuar çështjen për procedim. Pra, kemi një çështje reale që lidhet me privatësinë, sigurinë kibernetike dhe përgjegjësinë penale, jo thjesht me thashetheme showbiz-i. Së dyti: nëse personat e përfshirë kanë pasur njëkohësisht marrëdhënie profesionale me njerëz me ndikim në industrinë muzikore, pyetja serioze nuk është thjesht kush ka bërë seks me kë. Pyetja është nëse ka ekzistuar ndonjëherë shkëmbim i favoreve personale me favore profesionale. A janë dhënë këngë, kompozime, kontrata, pagesa, role, promovime apo mundësi artistike dhe, nëse po, mbi çfarë kriteresh? Kjo është një çështje që mund të verifikohet me dokumente dhe jo me moralizime. Prandaj është gabim të thuhet se mjafton të shohim videot dhe pastaj ta mbyllim historinë si “gossip”. Nëse pas marrëdhënieve private fshihen marrëdhënie pushteti, interesa ekonomike, favore profesionale ose përdorim i pozitës, atëherë kemi një problem shumë më të madh se jeta seksuale e disa personave. Kështu, videoja nuk është domosdoshmërisht “tymnajë”. Mund të jetë edhe një dritare që hap pyetje të tjera: për sigurinë e të dhënave, për industrinë e artit, për marrëdhëniet e pushtetit brenda saj, për konfliktet e mundshme të interesit dhe për mënyrën se si media dhe publiku e konsumojnë një skandal. Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: nëse një shoqëri merret vetëm me skenat seksuale dhe nuk pyet kush i filmoi, kush i publikoi, kush përfitoi prej tyre dhe nëse pas marrëdhënieve private ka pasur favore profesionale apo ekonomike, atëherë ajo mund të jetë duke e kthyer vetë një çështje potencialisht serioze në spektakël. Prandaj pyetja nuk duhet të jetë vetëm “a po përdoren këto video për të harruar skandalet e qeverisë?”. Pyetja duhet të jetë edhe: “Çfarë tjetër po fsheh spektakli, dhe çfarë faktesh mund të verifikohen pas tij?” Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum SPAK, korrupsioni dhe reagimi i Ramës 3 Tetor 2026, 10:2210:22Forum Cinizmi ynë i performancës 2 Tetor 2026, 22:4422:44Forum Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi! 2 Tetor 2026, 21:1021:10Forum Elon Musk, IA dhe bioteknologjia: Pentagoni përgatit luftën e së ardhmes 2 Tetor 2026, 17:3817:38Forum Autokrati në epokën e Inteligjencës Artificiale: Si teknologjia fuqizon por dhe rrezikon diktatorët 2 Tetor 2026, 13:4813:48Forum Nga Belfasti në Ballkan: Konfliktet e ngrira që po e kërcënojnë ende paqen në Evropë 2 Tetor 2026, 13:1513:15Forum