Lajme Zone
Videot intime të kompozitorit që do të harrojnë për 3 ditë skandalet në politikë
PolitikëJOQ Albania

Videot intime të kompozitorit që do të harrojnë për 3 ditë skandalet në politikë

Vendi ynë është kthyer në një bordello të vërtetë, teksa fuqia e pushtetit ka bërë të çelin filiza skandalesh në çdo fushë. Skandale në politikë, skandale në institucione shtetërore, skandale në botën e muzikës. Vjeshta për vendin tonë hyri me këmbë erotike. Si fillim populli shqiptar u surprizua nga SHISH, drejtuesja Vlora Hyseni dhe dashuria e saj, Ergys Agasi një kriminel i hequr si biznesmen.

Vendi ynë është kthyer në një bordello të vërtetë, teksa fuqia e pushtetit ka bërë të çelin filiza skandalesh në çdo fushë. Skandale në politikë, skandale në institucione shtetërore, skandale në botën e muzikës. Vjeshta për vendin tonë hyri me këmbë erotike. Si fillim populli shqiptar u surprizua nga SHISH, drejtuesja Vlora Hyseni dhe dashuria e saj, Ergys Agasi një kriminel i hequr si biznesmen.

Ky i fundit thuhet nga gojët e liga se ka futur në dorë dhe shumë meshkuj e femra të politikës, e jo vetëm, duke e bërë më të rëndë situatën. Po gojët e liga flasin edhe për ish/ ministren Belinda Balluku që pushteti ka bërë që të krijojë harem me meshkuj. Në mes e cënueshmërisë së sigurisë së shtetit, plasën çokollatat përmes mesazheve ku ‘shpirtat’, ‘zemrat’, ‘fikjet e radarëve’ ofruan një shfaqje romance. E pa kaluar 3 ditë nga skandali në zemër të shtetit, aty ku varet siguria jonë, plasi skandali nga bota e muzikës shqiptare duke trazuar sërish një popull të tërë.

Kompozitori dhe producenti shqiptar Adrian Hila, përdor studion muzikore për momente intime me persona të tjerë të njohur të skenës shqiptare. Kudo kanë dalë video ku këngëtare si Eli Fara, aktore si Monika Lubonja, kryejnë marrëdhënie intime me këtë personazh të njohur në botën e muzikës. Jo vetëm kaq, ka dhe video ku dy burra mes tyre Hila dhe nje grua kryejnë marrëdhënie treshe. Vajzat e gratë e profesioneve të ndryshme të gjithë në dorë të dy burrave shqiptarë me pushtet, njëri kriminel i hequr si biznesmen i futur mes politikës dhe tjetri kompozitor dhe producent.

Disa prej tyre të përfshirë në këto skandale janë shtetasit Z. Ç., M. K., R. R., F. R., E. B., B.N., G. L., A. T., O. R., R. S., K. H., K. D., A. Sh., D. Zh., dhe Y. N.

Jeta private është një gjë, por pushteti është tjetër histori. Kur njerëzit që mbajnë poste të rëndësishme, kanë akses në institucione apo lëvizin pranë qendrave të vendimmarrjes përfshihen në histori të tilla, pyetja nuk është më thjesht çfarë ndodh në jetën e tyre private, por çfarë ndodh me pushtetin që ata mbajnë në duar. Kush ndikon te kush? Kush hap dyer? Kush merr informacion? Kush përfiton? Dhe mbi të gjitha, a përdoret pushteti publik për marrëdhënie, interesa dhe lidhje që qytetarët nuk i shohin?

Këtu qëndron skandali i vërtetë. Jo te romancat, jo te mesazhet intime dhe jo te jeta personale, por te mundësia që pas tyre të ekzistojë një sistem marrëdhëniesh ku politika, biznesi, institucionet dhe njerëzit me ndikim ndërthuren në mënyrë të padukshme. Kur pushteti përzihet me interesa private, kur institucionet humbin transparencën dhe kur vendimmarrja mund të ndikohet nga lidhje personale, atëherë nuk kemi më një histori rozë për t'u komentuar, por një problem serioz për shtetin. Sepse pyetja që duhet bërë nuk është “kush me kë?”, por “kush po përdor kë dhe për çfarë pushteti?”.