Lajme Zone
Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn!
PolitikëPamfleti

Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn!

Me të drejtë, Partia Demokratike po sulmon përditë ashpër Ergys Agasin, si "koordinator" i Edi Ramës, për lidhjet me grupet kriminale, si dhe për skandalin e SHISH-it.

Sali Berisha deklaroi se nuk e njihte baxhanakun e vrarë në Gërdec. Tani, Jamarbër Malltezi mohon kushëririn e tij të dytë, Ergys Agasin, 'koordinatorin' e Edi Ramës; duke e quajtur 'bastard'… Me të drejtë, Partia Demokratike po sulmon përditë ashpër Ergys Agasin, si "koordinator" i Edi Ramës, për lidhjet me grupet kriminale, si dhe për skandalin e SHISH-it.

Por dhëndrrushi i kryetarit, "profesori mjedisor" dhe ndërtuesi i kullave, Abi Malltezi, është vënë në siklet të madh publik, pas një lajmi që zbuloi lidhjet e afërta familjare të tij me Ergys Agasin.

Sipas lajmit të publikuar në media, lidhja e tyre është kjo: Luan Malltezi, babai i Jamarbër Malltezit, dhe Bardhyl Agasi, babai i Ergys Agasit, janë djem tezesh, pra kushërinj të parë.

Ndërsa prej kësaj lidhjeje, Jamarbër Malltezi dhe Ergys Agasi janë kushërinj të dytë, lidhje që nuk mund të mohohet me deklarata publike.

Dhëndrrushi i Sali Berishës nxitoi të mohonte lidhjen me Ergys Agasin, por duke u spërdredhur, pranoi që e ka kushëri si shumë kushërinj të tjerë dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

Jamarbër Malltezi tha: "Nuk ia kam idenë nëse ai (Agasi) është kushëri i dytë, i tretë apo i katërt, sepse kurrë nuk e kam takuar atë bastard, por Edi Rama po përpiqet të më bëjë me kushëri tani mbi 50 vjeç."

Në lajm nuk thuhet nëse e ka takuar apo jo, por që Jamarbër Malltezi dhe Ergys Agasi janë kushërinj të dytë, ngaqë prindërit e tyre, Luan Malltezi e Bardhyl Agasi, i kanë nënat motra.

Mund ta pranojmë që ata mund të mos jenë takuar kurrë me njëri-tjetrin, pavarësisht se dy prindërit dhe familjet e tyre janë takuar dhe janë frekuentuar në mënyrë të rregullt me njëra-tjetrën.

Por dhëndrrushi Malltezi paska marrë huqin e familjes së vjehrrit, që kur kushërinjtë përfshihen në punë të pista, i mohon dhe deklaron se nuk i njeh, siç tha për Ergys Agasin.

Ashtu si vjehrri Sali Berisha, që deklaroi se nuk e njihte baxhanakun që u vra në fabrikën e Gërdecit, megjithëse sipas Liri Berishës, kishin kontakte e marrëdhënie të rregullta familjare.

Mohimi nuk ia heq Jamarbër Malltezit lidhjen si kushëri me Ergys Agasin; dhe paçka se deklaron që nuk e ka takuar, realisht kanë bërë shumë punë të pista bashkë. Po çfarë janë këto monstra mor aman!/Pamfletivjehrri dhëndrri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Alarm në SHBA dhe NATO, a i dekonspiroi Vlora Hyseni sekretet e aleatëve? 29 Shtator 2026, 15:2115:21Dosja e zezë 4iG nën hetim në Budapest, ONE Albania në skanerin e Amerikës 29 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Telashet që i hapi vetes Edi Rama, duke futur MIT-in, shërbimin sekret turk në Shqipëri 28 Shtator 2026, 15:4515:45Dosja e zezë Si e hodhi Edi Rama “bombën tymuese” në Rinas për të fshehur falimentin e tij në Amerikë 28 Shtator 2026, 12:4612:46Dosja e zezë Prapaskenat drithëruese të operacionit të SPAK ndaj Vlora Hysenit 26 Shtator 2026, 14:1414:14Dosja e zezë SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve 25 Shtator 2026, 14:0814:08Dosja e zezë