Lajme Zone
Videot intime në rrjet/ Murrizi: Kaq mjafton që të harrohen zullumet e qeverisë
PolitikëCNA

Videot intime në rrjet/ Murrizi: Kaq mjafton që të harrohen zullumet e qeverisë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me vëmendjen e krijuar rreth videove intime që qarkullojnë në rrjet, që përfshijnë disa figura publike. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Murrizi shprehet se këto video kanë hequr vëmendjen e shoqërisë ndaj disa aferave të qeverisë, ndërsa rendit më problematiket prej tyre. Postimi i plotë: A mbaruan videot pornografike? A u kënaq populli? A

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me vëmendjen e krijuar rreth videove intime që qarkullojnë në rrjet, që përfshijnë disa figura publike.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Murrizi shprehet se këto video kanë hequr vëmendjen e shoqërisë ndaj disa aferave të qeverisë, ndërsa rendit më problematiket prej tyre.

Postimi i plotë:

A mbaruan videot pornografike? A u kënaq populli? A u harrua RADARI i Vlorës? Po çështja e Gysit, e Ron Çifutit e KAYOS që prodhon mender mut se armë jo e jo, a u harrua?? Po dy anijet nga Bangladeshi qëmarrin 100 milionë euro pa i ndezur kurrë e paguhen si gjeneratorë, a u harruan?? Po 100 milionë eurot e AZHBR-së dhe Frida Krifca, që hajdari i SPAK-ut e mban dosjen në sirtarë, a u harrua?? Po 15 miliardë eurot që kompania BANKERS PETROLEUM u ka vjedhur shqiptarëve prej vitit 2004, duke ndarë qindra miliona euro me qentë e pushtetit në këto 22 vjet, a u harrua??? Po 430 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës që paguhen çdo muaj tek llogaritë e personave që gjoja SPAK-u i leshit i ka shpallur në kërkim, por nuk ua pengon milionat t'u shkojnë në llogari, a u harrua???Po 450 milionë eurot e koncesioneve të shëndetësisë të Klod Allajbeut e Jani Karathanasit, meqenëse Beqaj doli nga burgu, a u harruan??? Po për gjyqin e famshëm të Gërdecit që ka 5 vjet që tallin trapin duke e zvarritur, a e harruat??? Po tenderat e tunelit të Llogarasë, të rrugës së Arbërit, të unazës së Tiranës, të rrugës Qukës-Qafë Plloçë e shumë tendera të tjerë, a u harruan??? Po Linda e AKSHI-t dhe qindra milionat e eurove që ia jepte Gysit dhe Ermal Beqirit, a u harruan?? Po parajsa fiskale e parkut DURANA ku janë regjistruar afro 100 biznese si në parajsë fiskale dhe parku nuk ekziston fare, por kullosin gomarët dhe hajdutët e tatimeve të Binajt me gjithë gjobaxhinjtë e hetimit tatimor që përdoren si qen nga oborrtarët e pushtetit për të vënë “gjoba”, a u harruan që heshtin si të dhjerë?? Po Sazani, Zvërneci, Rrjollë, Thethi dhe mijëra hektarë prona të shqiptarëve që pushtat e pushtetit ua kanë dhënë falas një grushti biznes-qenësh, a u harruan??

E pra, më në fund shyqyr që u kënaq populli me video pornografike perverse orgjie të një tufe njerëzish pa moral të kësaj shoqërie dhe kaq “mjafton” që të harrohen të gjitha zullumet e kësaj Qeverie. Kur të ketë skandale të tjera nga hajdutët e pushtetit që fikin RADARIN, prapë do të gjenden video të tjera që ndezin HAJDARIN dhe çdo gjë harrohet./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.