VLORË- Zjarri në zonën e Shashicës vijon të mbetet problematik, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga strukturat e emergjencave civile dhe forcat zjarrfikëse.
Ekipet në terren vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Sipas informacioneve nga terreni, vatra ndodhet në zonë malore dhe larg zonave të banuara. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo jetën e banorëve. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
