Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në zonën e Kaninës në Vlorë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta.
Një dëshmi e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell pamje nga zona, ku dallohen flakë të mëdha që po përparojnë në terren.
Sipas raportimit të qytetarit, era e vazhdueshme po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë kontrollin e vatrës. Zjarri ka përfshirë bimësi dhe shkurre në zonën malore.
Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për ndërhyrjen dhe izolimin e flakëve, ndërsa puna në terren vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Në këtë fazë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe sipërfaqja e prekur.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë situatën në malin e Shashicës, ku era po favorizon përhapjen e flakëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

