Lajme Zone
Apeli i Francës lë në qeli Ermal Beqirin
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli i Francës lë në qeli Ermal Beqirin

Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka vendosur që lejë ...

Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka vendosur që lejë në qeli biznesmenin Ermal Beqiri.

Media franceze “Paris Normandie” raporton se Beqiri kishte paraqitur një kërkesë për lirimin nga qelia të enjten e datës 20 gusht.

Ai kishte argumentuar se po mbahet padrejtësisht në paraburgim, por kjo kërkesë është rrëzuar nga apeli i Amiensit.

Ermal Beqiri ishte një ndër të shumëkërkuarit e SPAK-ut, ndër figurat kyçe në dosjen për tenderat e AKSHI-t dhe u arrestua në Francë. Ndërkohë, më datë 5 gusht, Ministria e Drejtësisë në Shqipëri u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e tij./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.