Lajme Zone
19-vjeçari hyn në kafazin e luaneshës, ajo e shqyen menjëherë
Të tjeraJOQ Albania

19-vjeçari hyn në kafazin e luaneshës, ajo e shqyen menjëherë

Një video me pamje të rënda që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon një ngjarje tragjike të ndodhur në kopshtin zoologjik në João Pessoa, të Brazilit.

Një video me pamje të rënda që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon një ngjarje tragjike të ndodhur në kopshtin zoologjik në João Pessoa, të Brazilit.

Në pamjet e publikuara shfaqet momenti kur një 19-vjeçar kapërcen barrierat mbrojtëse 6-metërshe dhe ulet nga trungu i një peme drejtpërdrejt brenda hapësirës ku mbahej një luaneshë. Ngjarja përfi në mënyrë fatale për të riun, i cili u sulmua menjëherë nga kafsha e egër sapo preku tokën brenda rrethimit, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autoritetet e kopshtit zoologjik sqaruan se luanesha reagoi në mënyrë krejtësisht instinktive për mbrojtjen e territorit të saj, pas futjes së papritur të të riut në kafaz. Për këtë arsye, u bë me dije se eutanazimi i kafshës nuk u mor aspak parasysh si opsion. Luanesha vazhdoi të mbahet nën kujdesin dhe monitorimin e specialistëve e stafit mjekësor të kopshtit zoologjik. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)