Lajme Zone
87 ditë rezistencë: A do të sjellë kjo protestë ndryshimin e klasës politike?
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

87 ditë rezistencë: A do të sjellë kjo protestë ndryshimin e klasës politike?

Për të 87-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

Për të 87-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me flamuj kuq e zi në duar dhe thirrje për ndryshim politik.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë komunistët” janë ndër thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Edhe këtë mbrëmje, në krye të turmës janë parë nënat, vajzat dhe gratë, të cilat prej ditësh i prijnë marshimit duke mbajtur flamujt kombëtarë.

Protesta qytetare ka hyrë tashmë në ditën e 87-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.

87 ditë në rrugë, mijëra thirrje në kor dhe një pyetje që mbetet ende pa përgjigje: A do të jetë kjo protestë ajo që do të sjellë ndryshimin e klasës politike? Po ju, si e shihni? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)