Drejtësia franceze ka vendosur të mbajë në paraburgim biznesmenin Ermal Beqiri, ndërsa në Francë vijon procedura për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën e Beqirit për lirimin nga qelia, pavarësisht pretendimit të mbrojtjes se ai po mbahet në mënyrë të paligjshme.
Beqiri të enjten e 20 gushtit kishte paraqitur një kërkesë për lirimin nga qelia në Gjykatën e Apelit në Amiens, me argumentin se po mbahet padrejtësisht në paraburgim, por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjykata. Avokati i tij argumentoi se ai është viktimë e “ndalimit të paligjshëm”.
Avokati theksoi se klienti i tij, përpara incidentit të Penly, kishte zbuluar në shtypin në vendin e tij të lindjes se ishte i kërkuar dhe kishte informuar autoritetet franceze.
Prokuroria nga ana tjetër kundërshtoi lirimin e biznesmenit, me arsyetimin se burimet e tij dhe licenca e pilotit do t’i lejonin atij t’i shmangej shpejt autoriteteve.
Ndërsa vetë Beqiri, gjatë fjalës së tij në seancë tha se ka shkuar në Francë që në moshën 16-vjeçare. Beqiri me ironi shtoi se mund të ishte fshehur kudo, madje edhe në Dubai, por tha se zgjodhi Francën, për shkak të lidhjeve të tij me këtë vend.
Ermal Beqiri u arrestua pasi fluturoi me avionin e tij privat në një lartësi të ulët mbi centralin bërthamor Penly, midis Dieppe dhe Le Tréport të Francës. Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

