SHBA- Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Washingtonit, duke djegur më shumë se 1 milion hektarë tokë dhe duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime masive në disa zona. Një nga vatrat më problematike është zjarri “Old Trails” në zonën e Spokane, i cili është përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke shkatërruar disa banesa dhe duke kërcënuar mijëra të tjera. The fast-moving Old Trails Fire in Spokane, WA, has surpassed 3,500 acres and swept directly into northwest Spokane residential neighborhoods, igniting multiple homes and threatening thousands of structures. Mandatory Level 3 “Go Now” evacuation orders remain in effect as heavy… pic.twitter.com/0gtgLmmWCO
— The Weather Channel (@weatherchannel) August 2, 2026 Sipas autoriteteve, zjarri në Spokane ka përfshirë rreth 12 mijë hektarë dhe ka vënë në rrezik rreth 4 mijë struktura. Banorët në zonat e prekura janë urdhëruar të largohen menjëherë, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për frenimin e flakëve. Më shumë se 4 mijë zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës po luftojnë me të paktën 10 vatra zjarri në të gjithë shtetin. Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe vendosi kufizime për aktivitetet që mund të rrisin rrezikun e zjarreve.
Deri tani nuk janë raportuar viktima apo persona të plagosur, por dëmet materiale dhe përmasat e zjarreve kanë shkaktuar shqetësim të madh tek autoritetet. Situata ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Kompania energjetike Avista njoftoi se rreth 60 mijë persona kanë mbetur pa energji në pjesën lindore të shtetit.
Komisioneri i tokave publike të Uashingtonit, Dave Updegrove, deklaroi se përmasat e zjarreve këtë verë janë jashtë normales. “Po shohim zjarre që po përhapen në të gjithë shtetin”, tha ai.
Përveç forcave lokale, në operacionet e shuarjes janë angazhuar edhe Garda Kombëtare dhe ekipe zjarrfikësish nga më shumë se një duzinë shtetesh amerikane.
Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

