Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (VIDEO)


Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”. Policia bën me dije se shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe ndaluar në Durrës shtetasin Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë. Lika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Romës e ka dënuar në mars të vitit 2025 me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa procedurat po ndiqen nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane.

Operacioni “FAST” vijon të jetë i fokusuar në lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Durres