Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë vijon edhe këtë të diel, me protestën e radhës që pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënbderbej”, në Tiranë. Tubimi i sotëm shënon ditën e 64-të radhazi të mobilizimit, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive dhe vazhdimin e protestave deri në realizimin e kërkesave të tyre. Gjatë protestës së 63-të, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve të ndryshme. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama f*ck you” dhe “140 deputet, Parlament analfabet”. Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të diasporës, të cilët kërkuan fundin e sistemit aktual politik, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg Etiketa: doreheqje edi rama proteste Tirane

