Lajme Zone
Makthi i pushimeve në Tiranë, procedohen tetë të mitur pas sulmit ndaj italianëve
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Makthi i pushimeve në Tiranë, procedohen tetë të mitur pas sulmit ndaj italianëve

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku një 20-vjeçar italian mbeti i plagosur lehtë.

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku një 20-vjeçar italian mbeti i plagosur lehtë.

Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2026, pranë Pallatit të Kulturës. Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arritën të identifikojnë të miturit, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

“Pas veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe procedimi i tetë të miturve, të dyshuar si pjesëmarrës në konfliktin gjatë të cilit shtetasi italian pësoi dëmtime të lehta trupore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ngjarja mori vëmendje edhe në mediat italiane, pasi gjashtë të rinj nga Venosa e Italisë, të cilët kishin ardhur në Tiranë për pushime, u larguan nga Shqipëria pas një episodi dhune në rrugët e kryeqytetit.

Sipas dëshmisë së njërit prej tyre, grupi ishte nisur për të darkuar mbrëmjen e 29 korrikut, kur pas një përplasjeje verbale me disa të rinj vendas situata u përshkallëzua. Turistët italianë pretendojnë se u ndoqën dhe u sulmuan me sende të forta, ndërsa njëri prej tyre mbeti i plagosur pasi u godit fizikisht.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe marrjes së ndihmës së parë, të rinjtë vendosën të ndërpresin pushimet dhe të kthehen menjëherë në Itali. I riu i plagosur iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në vendin e tij.