Lajme Zone
Kur krimi bëhet “lojë”: Si organizatat kriminale rekrutojnë të rinj në rrjete sociale për vrasje reale
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kur krimi bëhet “lojë”: Si organizatat kriminale rekrutojnë të rinj në rrjete sociale për vrasje reale

Dënimi i një 19-vjeçari norvegjez nga gjykata Old Bailey në Londër ka rikthyer vëmendjen te një formë e re e krimit të organizuar në Europë: rekrutimi i të rinjve për vrasje me pagesë përmes internetit.

Dënimi i një 19-vjeçari norvegjez nga gjykata Old Bailey në Londër ka rikthyer vëmendjen te një formë e re e krimit të organizuar në Europë: rekrutimi i të rinjve për vrasje me pagesë përmes internetit.

Pas rastit qëndron rrjeti kriminal suedez “Foxtrot”, i cili dyshohet se përdor rrjetet sociale dhe aplikacionet e enkriptuara për të joshur adoleshentë me premtime për shuma të mëdha parash dhe për t’i kthyer në ekzekutorë.

Ekspertët e quajnë këtë fenomen “Violence-as-a-Service” (Dhuna si Shërbim) — një model ku organizatat kriminale porosisin sulme dhe vrasje duke përdorur të rinj të cenueshëm, të cilët shpesh trajtohen si të zëvendësueshëm.

Sipas autoriteteve europiane, “Foxtrot” është një nga rrjetet më të dhunshme në Suedi dhe dyshohet se është përgjegjës për dhjetëra vrasje dhe sulme që nga viti 2022. Lideri i saj, Rawa Majid, dyshohet se është larguar drejt Iranit dhe se ka lidhje me operacione të drejtuara kundër kundërshtarëve të regjimit iranian dhe objektivave izraelite.

Rekrutimi bëhet kryesisht përmes platformave online. Të rinjve u dërgohen udhëzime, koordinata GPS dhe detaje për armë apo objektiva, shpesh të paraqitura si “misione” të ngjashme me lojërat elektronike.

Një shembull është rasti i 18-vjeçarit Attila Azimov, i cili vrau gabimisht një person në Suedi dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, norvegjezi Johannes Natland u arrestua në Britani pasi ishte rekrutuar nga “Foxtrot” për një vrasje me pagesë prej rreth 21 mijë paundësh.

Megjithëse u premtohen mijëra euro, shumica e ekzekutorëve të rinj nuk paguhen kurrë, pasi organizatat kriminale i konsiderojnë të arrestuarit të padobishëm.

Për të luftuar këtë fenomen, Europol ka ngritur grupin operacional GRIMM, me pjesëmarrjen e 11 vendeve europiane. Deri tani janë kryer qindra arrestime, por autoritetet paralajmërojnë se modeli “Dhuna si Shërbim” po përhapet edhe te grupe të tjera kriminale.

Shërbimet e sigurisë europiane paralajmërojnë për një brez të ri të krimit të organizuar, që shfrytëzon internetin dhe cenueshmërinë e të rinjve për të krijuar një treg të dhunës së porositur.