Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet turisti holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur


Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë, në Dhërmi.

Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë, në Dhërmi.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, i zhvilluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”, zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në kushte të vështira terreni dhe errësire.

Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga turisti holandez se ai dhe dy fëmijët e tij kishin mbetur të izoluar në zonën shkëmbore, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas kërkimeve intensive, efektivët arritën t’i lokalizonin dhe t’i evakuonin në mënyrë të sigurt, pa pësuar lëndime. Pas daljes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti holandez shprehu mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë operacionit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet