Lajme Zone
SHBA-Iran, paqe brenda së enjtes/ Trump: Bisedimet po ecin mirë, por nëse sjellin probleme në Hormuz do të goditen rëndë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA-Iran, paqe brenda së enjtes/ Trump: Bisedimet po ecin mirë, por nëse sjellin probleme në Hormuz do të goditen rëndë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, ose përndryshe Irani do të “goditet rëndë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, ose përndryshe Irani do të “goditet rëndë”. Deklarata e tij vjen teksa çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit mes shpresave për një marrëveshje.

Presidenti amerikan ka folur për Fox News pasi sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, konfirmuan se bisedimet kishin përparuar mjaftueshëm për të mundësuar rifillimin e trafikut detar.

“Po zhvillojmë diskutime shumë të mira”, ka thënë Trump gjatë një vizite në Kaliforni, duke këmbëngulur se Irani ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disamujor. “Mendoj se mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër. Nuk e di saktësiht, por gjasat janë që brenda ditës së enjte ta kemi realizuar një marrëveshje të qëndrueshme. Ata thonë që nuk duam të flasim, por pastaj telefonojnë dhe thonë “hajde flasim…”. Hormuzi do të jetë shumë shpejt 100% i hapur ose Irani do të goditet fort”, ka theksuar Trump.

Ndërkaq, zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane kanë njoftuar se bisedimet po përparojnë, nuk janë bërë publike detaje mbi formën që mund të marrë një marrëveshje e mundshme. Top Channel