Lajme Zone
Tensionet në FIFA, Infantino thërret mbledhje urgjente në Rabat! Jordania akuzon për shantazh
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionet në FIFA, Infantino thërret mbledhje urgjente në Rabat! Jordania akuzon për shantazh

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është nën presion dhe ka kërkuar të zhvillojë një takim urgjent me drejtuesit e lartë të këtij institucioni në Marok, këtë të mërkurë. Stafi drejtues është ftuar të marrë pjesë në takimin që do të mbahet në Rabat, pasi presioni ndaj zviceranit u shtua ndjeshëm në javën e fundit. FIFA po përballet me një periudhë tensionesh të brendshme, kjo për shkak të polemi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është nën presion dhe ka kërkuar të zhvillojë një takim urgjent me drejtuesit e lartë të këtij institucioni në Marok, këtë të mërkurë. Stafi drejtues është ftuar të marrë pjesë në takimin që do të mbahet në Rabat, pasi presioni ndaj zviceranit u shtua ndjeshëm në javën e fundit. FIFA po përballet me një periudhë tensionesh të brendshme, kjo për shkak të polemikave rreth projektit "FIFA Forward Enterprise", një iniciativë që parashikonte krijimin e një kompanie për menaxhimin e të drejtave komerciale të turneve të FIFA-s dhe përfshirjen e investitorëve privatë në pronësinë e saj. LEXO edhe...Gianni Infantino braktiset edhe nga krahu i djathtë, Mattias Grafstrom letër punonjësve të FIFA-s: Individët shkojnë e vijnë Plani hasi në kundërshtimin e disa konfederatave, mes tyre UEFA (Evropa), CONCACAF (Amerika Veriore dhe Qëndrore) dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, çka çoi në tërheqjen e projektit. Disa federata kanë shprehur rezerva ndaj drejtimit të Infantinos dhe se brenda Këshillit të FIFA-s po diskutohet mundësia e një mbledhjeje për të kërkuar sqarime nga presidenti, pse jo edhe një votëbesim. Në këtë klimë, drejtori i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsene Wenger, deklaroi se nuk kishte qenë i përfshirë në projektin në fjalë, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe integritetit në drejtimin e institucionit. Ai e cilësoi tërheqjen e planit si një vendim të nevojshëm. Raportimet përmendin gjithashtu largimin e disa zyrtarëve dhe përçarje mes federatave anëtare lidhur me mbështetjen për Infantinon. Megjithatë, FIFA nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare që të konfirmojë të gjitha pretendimet e publikuara. Presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë akuzon FIFA-n për 'shantazh' Kriza e Infantinos u thellua të martën kur FIFA u akuzua për "shantazh" ndaj Jordanisë për paratë e Kupës së Botës në këmbim të mbështetjes së tyre për Infantinon që të qëndronte si president në zgjedhjet e vitit që vjen. Mbështetja e shoqatave kombëtare në Azi mund të jetë kritike për mbijetesën e tij, por presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, Princi Ali Bin Al Hussein, shkroi në 'X' se organizata e tij nuk do ta mbështeste Infantinon, pasi pretendoi se FIFA kërkoi të siguronte mbështetjen e tij duke premtuar se do të ndihmonte me rikuperimin e parave që ai tha se i detyroheshin federatës nga FIFA. S.Dh/ReportTv.al uefa Ali Bin Al Hussein Arsene Wenger Gianni Infantino marok FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6177 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?