Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)


Modeli i ri i administrimit synon të garantojë vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike, të rrisë kapacitetet përballë volumit në rritje të ndërhyrjeve kirurgjikale, të modernizojë teknologjinë dhe pajisjet, si edhe të forcojë monitorimin, kontrollin e cilësisë dhe gjurmueshmërinë e çdo instrumenti të sterilizuar.

Shqipëria po konsolidon një model të ri publik për menaxhimin e shërbimeve mbështetëse të sistemit shëndetësor. Pas marrjes në administrim të shërbimit të integruar të sterilizimit, Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS sh.a.) do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me rëndësi strategjike, Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) dhe shërbimin e dializës, duke u shndërruar në një operator publik të specializuar që garanton standarde të larta të cilësisë, sigurisë, efikasitetit dhe vazhdimësisë së shërbimeve. LEXO edhe...Garancia Evropiane për Fëmijët/ Ministrja Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Në kuadër të këtij transformimi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, inspektoi ambientet logjistike të OSHIS sh.a., ku po zbatohet modeli i ri i ofrimit të shërbimit të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, furnizimit me sete kirurgjikale sterile dhe materiale mjekësore sterile njëpërdorimëshe, si dhe menaxhimit të shërbimeve mbështetëse për spitalet publike. Gjatë inspektimit, ministrja Sala theksoi se zgjerimi i rolit të OSHIS përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme publike për administrimin e shërbimeve shëndetësore mbështetëse. “Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë dhe mbi të gjitha më shumë siguri për pacientët. Ne po ndërtojmë një operator publik të fortë, të aftë për të garantuar shërbime të qëndrueshme dhe me standarde të njëjta në të gjithë vendin,” u shpreh ministrja Sala. Duke u ndalur te shërbimi i sterilizimit, ministrja vlerësoi investimin në infrastrukturën moderne dhe teknologjitë bashkëkohore, duke e cilësuar atë si një element kyç për sigurinë e pacientëve dhe cilësinë e kujdesit spitalor. “Sterilizimi është një nga hallkat më kritike të sigurisë së pacientit. Qendra e re garanton procese të standardizuara, kontroll të plotë të cilësisë dhe gjurmueshmëri në çdo fazë të procesit, duke mbrojtur njëkohësisht pacientët dhe personelin shëndetësor. Ky është një investim që rrit cilësinë, ul rrezikun e infeksioneve dhe forcon besimin te shërbimi publik shëndetësor,” deklaroi ministrja. Modeli i ri i administrimit synon të garantojë vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike, të rrisë kapacitetet përballë volumit në rritje të ndërhyrjeve kirurgjikale, të modernizojë teknologjinë dhe pajisjet, si edhe të forcojë monitorimin, kontrollin e cilësisë dhe gjurmueshmërinë e çdo instrumenti të sterilizuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të forcojë më tej sigurinë e pacientit, të ulë infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor, të rrisë efikasitetin operacional, të optimizojë përdorimin e fondeve publike dhe të zhvillojë kapacitetet profesionale, në përputhje me standardet më të mira evropiane të menaxhimit të shërbimeve shëndetësore. R.Xh/E.H/ReportTv.al kirurgjia dialize check up shendetesia Evis Sala Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6177 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?