Lajme Zone
Video/ Rihanna dhe A$AP Rocky ‘pushtojnë’ internetin, kërcimi i tyre sensual bëhet hit në rrjetet sociale
KulturëGazeta Tema

Video/ Rihanna dhe A$AP Rocky ‘pushtojnë’ internetin, kërcimi i tyre sensual bëhet hit në rrjetet sociale

Rihanna dhe bashkëshorti i saj, A$AP Rocky, janë bërë sërish kryefjalë e rrjeteve sociale, pasi një video e tyre duke kërcyer gjatë festimeve të Crop Over Festival në Barbados po bën xhiron e internetit.

Në pamjet që janë shpërndarë masivisht në Instagram, TikTok dhe X, çifti shihet duke shijuar atmosferën festive, ndërsa Rihanna vallëzon në mënyrë sensuale në ritmet e muzikës soca, pranë A$AP Rocky. Kimia mes tyre dhe energjia që përcjellin kanë bërë që videoja të kthehet në një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit.

Fansat kanë vërshuar me komente, duke e cilësuar videon si një tjetër dëshmi të marrëdhënies së fortë mes çiftit, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar faktin që Rihanna vazhdon të shijojë traditën e festivalit në vendlindjen e saj.

Momenti viral vjen vetëm pak ditë pasi artistja bëri një rikthim spektakolar në paradën Grand Kadooment, eventi më i madh i festivalit Crop Over, ku tërhoqi vëmendjen me një kostum plot ngjyra, gurë të çmuar dhe pupla, të realizuar nga stilistja barbadose Lauren Austin.

Si çdo vit, paraqitja e Rihannës në Barbados është kthyer në një nga ngjarjet më tëpërfolura të showbiz-it ndërkombëtar, por këtë herë është pikërisht videoja e saj me A$AP Rocky ajo që po dominon rrjetin.